Gjykata e Lartë rrëzon Alma Kaçin për ndryshimin e masës së sigurisë. Ajo do të vijojë të gjykohet nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Më 25 nëntor Prokuroria e Posaçme iu drejtua me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçit.
Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përfituar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës” thuhej në njoftimin e SPAK.
Safet Gjici, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Kryetar i Bashkisë Kukës akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).
Alma Kaçi, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga neni 245 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).
Prej 24 qershorit 2023, kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet në paraburgim, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16