Atmosfera e festave të fundvitit ka filluar të ndihet kudo. Më prezente e bëjnë zbukurimet. Në sheshin Skënderbe pema është vendosur. Edhe fshati festiv është gati.
Të shumta janë edhe ato familje që pemën e krishtlindjeve e kanë vendosur në banesa, ndonëse tradita e do me datën 6 dhjetor. Dekori i festave në familje sipas çmimeve që po aplikohen këtë vit, mesatarisht arrin deri në 50 mijë lekë të reja.
Të përfshirë në atmosferën e bukur që sjellin festat, ka edhe nga ata që nuk kursehen aspak për dekorimet. Kostoja thonë se këtë vit shkon deri në 50 mijë lekë të reja.
“Pema ka kushtuar tek 200 euro. Dekoret 200 plus. Shkon tek 500 mijë lekë. Çmimet janë të shtrenjta për një familje normale”, tha një qytetare.
“Pemën e kisha. Tek 75 mijë lekë të vjetra pema. Dekoret tek 35 mijë lekë. Për ne pensionistët është pak shtrenjta. Marramendëse çmimet. Futesh në dyqane aty ku kemi shkuar, një pemë është 200 e ca mijë lekë. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë”, tha një tjetër qytetare.
“Shumë kohë më han dekorimi. I kemi blerë të gjitha sivjet duke qenë se kemi dhe një bebe. Mendoj se i ka blerë më të shtrenjta se vitet e tjera”, tregoi një tjetër.
“E fillojmë me pemën, zbukurimin e shtëpisë, tavolinën e krishtlindjes. Do filloj ta bëj, i kam nxjerrë të gjitha gjërat. I kam pasur të gjitha. Janë grumbulluar ndër vite”, tha një tjetër.
Përveç topave shumëngjyrësh apo dritave, pjesë të zbukurimeve, qytetarët përfshijnë edhe lulet apo aksesorë të tjerë. Por cilat janë tendencat e këtij viti për dekorimet e krishtlindjeve dhe vitit të ri?
“Tendencat e vitit 2024 kanë qenë royal-blue dhe e gjelbërta emerald, por nuk mbeten pas as ngjyrat tradicionale që është kombinimi i të kuqesh me gold. Pëlqehet jashtëzakonisht shumë”, tha një shitëse.
Edhe nga një vëzhgim i Report Tv, një bredh artificial fundviti, pa dekorime dhe me një gjatësi 240 cm shkon deri në 29 mijë lekë të reja.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krijohet Betlehemi në Lezhë, simboli i Krishtlindjeve vjen për herë të parë në këndin e festave
15 Dhjetor 2024, 08:56
-
Tregu magjik i Krishtlindjeve në Shkodër vizitohet nga qindra turistë: Qytet i shndritshëm dhe i këndshëm
14 Dhjetor 2024, 15:54
-
Veliaj pritje për krerët fetarë dhe trupin diplomatik me rastin e festave: Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën
11 Dhjetor 2024, 18:13
-
I njëjti produkt në Shqipëri më shtrenjtë se në Itali, ekspertja e Ekonomisë në Report Tv: Tregtarët abuzojnë me çmimet, duhen kontrolle nga shteti
9 Dhjetor 2024, 13:29
-
Dyfish më të larta çmimet në Shqipëri sesa Itali! Blogerat italianë tregojnë sa shpenzuan për të njëjtat produkte në të dy shtetet, këtu paguan 7 euro më shumë (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 12:09
-
‘Trokasin’ festat e fundvitit, Shqipëria nën magjinë e dritave! Report Tv sjell atmosferën festive në qytete (VIDEO)
7 Dhjetor 2024, 13:13
-
Troket atmosfera festive, mijëra vizitorë në Korçë për festivalin e ndezjes së dritave: Atmosferë përrallore (VIDEO)
7 Dhjetor 2024, 10:01
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor 2024, 19:32
-
Spektakël ngjyrash! Fieri, Durrësi, Shijaku, Lezha dhe Saranda ndezin dritat e 'Pemës së Festave' të fundvitit! Qytetarët sfidojnë të ftohtin dhe shiun (VIDEO)
6 Dhjetor 2024, 17:48
-
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Të ndezim dritën e zemrës dhe mendjes! Krenohem me Tiranën
2 Dhjetor 2024, 18:49
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor 2024, 17:25
-
Sot ndizen dritat e festave në Tiranë, Veliaj takon artistët që do të këndojnë në koncert: Festimet do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit
2 Dhjetor 2024, 15:19
Une e kam artificiale, por me pemet e verteta dhe aromen e tyre nuk krahasohen,por dhe ketij problemi ja kane gjetur zgjidhjen-aromatike shtepie,qirinj,dhe ornamente te aromatizuar me arome bredhi.S.d.q,me te lirat tek ne,qe jane te verteta e qe shiten ne supermarkete dhe jane ne gjatesine e nje femije 10-14 vjec nuk kushtojne me shume se 40 $.
PërgjigjuPo beje dhe pa peme se nuk u be qameti!
PërgjigjuPo pse mer lumadh kjo eshte zgjidhja perhere shqiptari klasik se di ju sjeni ne vete: po beje pa peme, po mire haje pa djath, po mire mos bej pushime ik ne durres, po mire kjo po mire ajo. Po pse mer per ca po punojme, nga 2 pune ne disa raste dhe me rroga te mira per te shtyre jeten. Apo pensionistet qe skane buke te hane me 200mij lek pension e ky ja con pagen deputeve 5000 euro ti me flet mua, ste vjen zor. dukesh qe je komplet budall qe nga pergjigja qe jep.