Të dielën e 11 dhjetorit PD e Berishës zhvillon raundin e dytë të primareve, për të zgjedhur kandidatin zyrtar në 6 bashki që kaluan në balotazh. Rivotim, tashmë mes dy kandidatëve që rezultuan më të votuarit në primaret e së dielës së kaluar do të ketë në bashkitë Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Fier, Librazhd e Mat.
Në Fushë Arrëz kandidatë janë Hilë Curri dhe Hilë Kola. Në Mirditë garojnë Albert Mëlyshi dhe Aleksandër Lala, në Dibër Ismail Uka dhe Besnik Halku, për Bashkinë Fier Etvar Kodheli dhe Artur Mahmutaj, për Librazhdin Shefki Çota dhe Aranit Leka, dhe në Bashkinë Mat kandidojnë Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani.
Në balotazh, më 4 dhjetor dolën edhe Tirana, Kruja e Saranda, por rivali me numër më të ulët votash dha dorëheqjen gjatë javës, duke zyrtarizuar kandidatë për zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçin në Tiranë, Agron Lokën në Krujë dhe Ardit Cikulin në Sarandë.
Më 4 dhjetor, PD e Berishës zgjodhi kandidatët edhe për zgjedhjet në bashkitë e tjera. Për bashktië e mëdha, kandidojnë Bardh Spahia në Shkodër, në Elbasan Luçiano Boçi, në Durrës Igli Cara e në Korçë Ledina Aliolli.
Në 4 Bashki, Kuçovë, Përrenjas, Memaliaj e Skrapar janë zgjedhur kandidatët e Partisë së Lirisë, të cilëve sipas marrëveshjes Berisha-Meta fusha ju la e lirë. E ndonëse nesër Berisha përmbyll përzgjedhjen e kandidatëve për 14 majin, ai nuk ka kandidat në Himar, Dropull, Finiq e Pustec, të cilat tradicionalisht i lihen partive minoritare e Malësinë e Madhe, ku nuk arriti të nxirrte asnjë kandidat.
Në kushtet kur tashmë ka gati kandidatët, Berisha ende nuk ka gati mënyrën sesi do të regjistrohet në zgjedhje, në kushtet kur me logon zyrtare Enkelejd Alibeaj do të regjistrojë, i ndarë nga ish kryeministri kandidatët e tij.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më pak gjela deti në Zadrimë të Lezhës, fermerët: Ka kosto për t'i rritur dhe në fund nuk arrijmë t'i shesim
19 Dhjetor 2024, 16:51
-
AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
19 Dhjetor 2024, 16:37
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor 2024, 13:53
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor 2024, 10:58
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
A i lumte dora budallait,tani me syze je ber fix si gadafi ,mubaraku dhe si ata kolonelet e kongos.
PërgjigjuSi ka mundësi që Shqiptarët kan rën kaq posht që në vitin 2022 vazhdojn e meren me njē BASTARD si maloku kriminel hajdut psikopat IDJOT sali BAJGA. Ky njeri i ka bër shum keq kti vēndi mjeran si Shqipria e kta vazhdojn e meren me ktë krimb të ndyr di ky qenefi wc sali. Kjo trgon mjerimin e kti populli injorant.
Përgjigju