Festivali Ndërkombëtar i Jazz-it/ Grupi belg bën për vete audiencën shqiptare
Artistët belgë edhe shqiptarë performuan mbrëmjen e djeshme në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it. Muzikë kualitative dhe jazz-i i bazuar në traditat folklorike të vendeve të ndryshme erdhi në kohë.
Trioja belge Toine Thys (Tuan Tuis) u prezantua për publikun shqiptar me muzikë të guximshme. Artistët udhëtuan në rrugët e xhazit, improvizimit, duke sjellë si një përrallë zanore muzikën e jashtëzakonshme. Ata përreth një orë sollën muzikë jazz, jo vetëm bazuar në motivet folklorike të Ballkanit, por edhe të Afrikës Perëndimore. Prej dhjetë vitesh artistët belg janë zhytur në traditën më të mirë të jazz-it. Mbrëmjen e djeshme, muzikanti Toine Thys përveçse me muzikë rrëmbeu vëmendjen e audiencës edhe me humor gjatë performancës. Artistët belg përpara se të nisnin interpretimin e koncertit “revolucionar”, përshëndetën edhe në gjuhën shqipe.
Në përformancën që u luajt nga trioja shqiptare pianisti Gent Rushi, saksofonisti Ermal Rodi dhe bateristi Emiljano Dhimo, publiku pati kënaqësinë që të dëgjonte përpunime, që erdhën si kompozime origjinale të muzikës së njohur shqiptare. Muzikë ballkanike dhe këngë të njohura të folkut tonë erdhën nën influencat bashkëkohore. Larmishmëria e repertorit të dy grupeve që interpretuan mbrëmjen e djeshme, bëri që shkëmbimi kulturor midis vendeve të ndihej lehtas. Por festa vazhdon .
Sonte në mbrëmje do të interpretojnë për publikun e Tiranës, një duo dhe piano forte, në vijim një trio nga Athina. Ndërsa, nesër mbrëma do të jenë një grup vajzash nga Barcelona që bëjnë flamengo përzier me Jazz. Në vijim do të kemi 24 muzikantë, SA-NI-Ti një koncert që vjen si projekt që mbështet zhvillimin e dialogut në rajon edhe të vendeve të ndryshme.
Besim Petrela, Presidenti i Festivalit
Mbrëmja e fundit e Festivali Ndërkombëtar të Jazz-it në hotel Rogner dhe në Apolloni është në datë 28 korrik. Hyrja është falas!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16