Dhjetëra mijëra protestues marshuan të shtunën në Paris dhe qytete të tjera franceze për të kërkuar më shumë masa nga qeveria për të parandaluar dhunën ndaj grave. Protestat vijnë në mes të zemërimit në rritje në Francë për gratë e vrara nga partnerët e tyre dhe ndërsa gratë franceze po ngrenë gjithnjë e më shumë zërin për ngacmimet dhe abuzimet seksuale.
Protestuesit marshuan në Paris duke mbajtur një pankartë të madhe ku thuhej "Stop seksizmit dhe dhunës seksuale".
"Ne gjithmonë ua vëmë fajin grave," tha protestuesja pariziene Ghislaine Gireire-Revalier. "Ajo që harrojmë është realiteti i të qenit nën kontrollin e dikujt. Pak nga pak është si një merimangë që të mbërthen në rrjetën e saj."
Grupet kundër dhunës ndaj grave thanë se të paktën 101 gra janë vrarë nga partneri ose ish-partneri i tyre në Francë këtë vit - rreth një grua çdo tre ditë. Sipas një studimi mbarëkombëtar të vitit 2017, më shumë se 220,000 gra vuajnë nga abuzimi fizik ose seksual nga partneri i tyre çdo vit. Aktivistët po i kërkojnë qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron që të caktojë 1 miliardë euro çdo vit për të luftuar dhunën ndaj grave, në vend të 360 milionëve që jepen aktualisht, pjesërisht për të krijuar më shumë qendra strehimi.
Protestuesja Meryll Le Goff tha se "ka masa që janë vënë në fuqi si një telefon i veçantë për ato që janë në rrezik serioz". Bëhet fjalë për një telefon me një buton që shtypet për të njoftuar policinë. Mbi 2,500 telefona të tillë u shpërndanë në shtator, tha Ministria e Drejtësisë.
"Por nuk janë të mjaftueshëm për të gjithë," tha zonja Le Goff. "Masa të pamjaftueshme, burra që ndalohen përkohësisht apo edhe që burgosen por përfundimisht lirohen pa asnjë masë pasuese. Ky është problemi."
Protestat janë pjesë e një jave manifestimesh globale që shënojnë Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave./VOA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor 2024, 13:10
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor 2024, 21:44
-
Sot ceremonia e hapjes së katedrales Notre-Dame/ Presidentët Trump dhe Zelensky kanë mbërritur në Paris
7 Dhjetor 2024, 16:35
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor 2024, 15:01
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor 2024, 10:53
-
Tronditet Parisi! Një 77 vjeçar i armatosur hap zjarr brenda ‘McDonald’s’, një i vdekur
22 Nëntor 2024, 17:38
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor 2024, 19:53
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor 2024, 08:49