Qeveria siguron financimin, 14 mln dollarë për përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan
Damian Gjiknuri, gjatë raportimit të punës në këtë 6 mujor përpara grupit parlamentar socialist tha se ekzekutivi ka marrë hua 14 milionë dollarë për përfundimin e autostradës brenda këtij viti.
Qeveria shqiptare ka siguruar financimin për përfundimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, gjatë raportimit të punës në këtë 6 mujor përpara grupit parlamentar socialist tha se ekzekutivi ka marrë hua 14 milionë dollarë për përfundimin e autostradës brenda këtij viti.
“Në 4 vjet përfundojmë të gjitha rrugët e nisura. Rrugët sot janë të lëna rrugëve. Rrugët në veri do përfundojnë të gjitha. Dje na erdhi konfirmimi për financimin shtesë për pjesën e mbetur të autostradës Tiranë-Elbasan, janë 14 milionë dollarë për përfundimin e rrugës nga zona e Ibës te tuneli.
Brenda këtij viti edhe ai aks do përfundojë plotësisht dhe ajo rrugë do jetë funksionale dhe do jetë në shërbim të qytetarëve të Korçës, Librazhdit dhe të gjithë asaj zone që lidhen përmes këtij segmenti”.
Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Një tjetër lajm i mirë i Gjiknurit ishte edhe ai për Rrugën e Arbrit, punimet për të cilën sipas tij, nisin pas një muaji. “Është siguruar financimi nga kontraktori dhe brenda një muaji nis hapja e kantierit për Rrugën e Arbrit”.
Edhe kryeqyteti do përfitojë nga projekti 1 miliard dollarë i qeverisë për rindërtim. Dy segmente të tjera të Unazës nisin nga puna këtë vit.
“Do përfundojë edhe loti II dhe III i Unazës së Madhe, nga TEG-u e deri në Kinostudio do përfundojë. Do fillojë puna për pjesën nga Shkolla Industriale të Sheshi Shqiponja, do përfundojë edhe ky segment brenda katër viteve. DO shpallet gara për ndërtimin e aksit Kardhiq-Delvinë, kjo do përfundojë që udhëtimi për në Sarandë të shkurtohet me një orë, ku përfshihet edhe një tunel në atë zonë. Brenda këtij viti do fillojë puna për këtë kantier”.
Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës
Segmente të tjera rrugore të cilat do nisin këtë vit dhe që pritet të përfundojnë brenda katër viteve janë ato Kashar-Thumanë, Milot-Balldre, ndërtimi i urave në Rrugën e Kombit dhe përfundimi i kësaj autostrade që lidh Shqipërinë me Kosovën, Qukës-Qafë Plloçë për të cilën nevojiten edhe 50 milionë euro të tjera financim si dhe dy bypass-et, ai i Fierit dhe Vlorës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
30 Nëntor 2024, 15:25
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor 2024, 15:40
-
Berisha paralajmëron tjetër ‘pakt’ me PS: Gati të votojmë çdo ndërhyrje në Kod për votën e diasporës
13 Nëntor 2024, 17:13
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Gjiknuri ‘lë stafetën’, Arbjan Mazniku prezantohet si drejtues qarku në Elbasan
13 Shtator 2024, 22:52
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator 2024, 12:19
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator 2024, 07:02
-
Rama krah Tavos para zgjedhjeve: Ky është i tëri i Himarës! Një kazan atje në Greqi tha kam vjedhur pronat
2 Gusht 2024, 15:07
-
Seanca maratonë, Kuvendi miraton Kodin Zgjedhor dhe 22 vendime të tjera para pushimeve! Basha: E çojmë në Kushtetuese! Jo rritje pagash për GJK
27 Korrik 2024, 12:07
-
Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel
26 Korrik 2024, 19:21
-
Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?
24 Korrik 2024, 20:13
-
PS-PD arrijnë paktin, ‘Ligjet’ miratojnë Reformën Zgjedhore! Mbyllet 1/3 e listës, i hapet rrugë votës së diasporës! Alibeaj kundër: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4
24 Korrik 2024, 18:12
Hajdeeee Damjanoooo. E more thesin? Sonte i ndajme ke veni. Per rrugen moss e rruj fare. Mbyllim ca gropa te vogla me zhavorr dhe kti populli loqe i mbyllim syte.
PërgjigjuVithni dhe ju vet thni se ne te semes do ju coim ne grup me hajdutet e lsi e pd do ju cojm po si su ngopet njeher po na shkaterruat si popull mor cakenje
PërgjigjuShyqyr qe je ti me afrimin se po na beni Luke’s qytetin si te deleguar
PërgjigjuOminister! Shiko fondet per rtugen autostrad Tirone durres se i kandal themelet.Taksen e rruges e keni vjelur rregullisht,paret ku shkojne,per qefe e ku...Aksidentet po shtohen perdit,kush ka pergjegjesi o Gjiknur ty te paste partija dhe Edi Rama,gjith diten dilni ne televizore genjeni sa te mundeni kete popull qe e keni lene rrugeve.
PërgjigjuPo rruga e lumit te vlores apo e late ashtu
Përgjigju