Goditja e Berishës, truprojat e ish-kryeministrit lihen të lirë! Ndaj tyre nuk rëndon asnjë akuzë - Shqiptarja.com

Goditja e Berishës, truprojat e ish-kryeministrit lihen të lirë! Ndaj tyre nuk rëndon asnjë akuzë

Truprojat e Sali Berishës u shoqëruan gjatë mesnatës në polici, ndërsa gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se ata janë lënë tashmë të lirë. Në dëshminë e tyre, truprojat kanë deklaruar se vetëm kanë parë një person që është futur dhe ka qëlluar ish-kryeministrin dhe për këtë arsye kanë ndërhyrë për ta neutralizuar duke bërë detyrën. Ndaj tyre nuk rëndon asnjë akuzë. 


Lajmi kryesor:

Goditje dhe plagosje për shkak të detyrës, nisin hetimet për Gert Shehun pasi qëlloi me grusht Berishën! Ish-kryeministri thirret për të dëshmuar, por nuk pranon


SI.E./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit