Deputetja e PS Vasilika Hysi, iu është përgjigjur deklaratave të bëra nga presidenti Ilir Meta, kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, lidhur me ndryshimet e votuara sot në Kodin Zgjedhor në parlament.
Hysi thotë se deklaratat e Bashës dhe të Kryemadhit si opozitarë i kupton kurse për Metën thotë se ai nuk mund të mbajë pozicione politike.
"Ndryshimet në Kod Zgjedhor nuk janë në kundërshti me kushtetutën sepse janë zbërthim i saj. Presidenti nuk mund të mbajë pozicione politike, unë mund ta kuptoj Bashën dhe Kryemadhin për ndryshime por jo presdientin i cili bën debat me kryeministrin për ndryshimet nuk arrij ta kuptoj. Ndryshimet janë fjalë për fjalë reflektim i Kushtetutës.
Kishte shumë propozime të opozitës që dilnin jashtë kushtetutës. Dhe ne u thamë jo. As kryemadhi as unë as ju nuk mund të kërcënojnë liderët me burg sepse ka institucione", tha Hysi.
Nga ana tjerër ajo e ka quajtur meritë të opozitës parlamentare votimin e Kodit Zgjedhor, dhe për këtë i ka kërkuar opozitës jashtëparlamentare që t'i jetë falenderuese.
"Opozita parlamentare se ka pranuar këshillin dhe mezi ka hyrë sepse ka dashur të fusë kërkesat e saj. Pa atë opozitë në parlameënt nuk bënim dot ndryshimin e kodit zgjedhor. Opozita jashtëparlamentare ti thotë flm opozitës parlamentare. I them faleminderit që bashkoi votën për ligjet e reformës në drejtësi; Dha votat për kodin zgjedhor; Dhe që dha votat për hapjen e listave 100%", shtoi ajo.
Lajmi kryesor:
Vasilika Hysi për Report Tv: Ndryshimet në Kod Zgjedhor s'janë modeli më i mirë i mundshëm, por u respektua 5 qershori
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42