Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10 për qind në muajin shtator, njëherësh shifra më e lartë prej daljes së euros në treg. Kështu ka thënë të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Statistika – Eurostat. Sipas saj, inflacioni këtë muaj është rritur për dallim nga 9.1 për qind sa ka qenë në gusht. Rritja e çmimeve të energjisë, të ushqimit dhe atyre në sektorin industrial, është thënë të kenë ndikuar në këtë rritje.
Inflacioni në Estoni ka rënë në muajin shtator në 24.2 për qind, për dallim nga 25.2 për qind sa ka qenë në gusht. Megjithatë, shkalla e inflacionit në këtë shtet është më e larta në Eurozonë. Lituania, Letonia dhe Holanda janë shtetet tjera me inflacionin më të lartë në Eurozonë me 22.5 për qind, 22.4 për qind, dhe 17.1 për qind, respektivisht. Franca ka raportuar shkallën më të lartë të inflacionit në 6.2 për qind.
Gjermanisë – ekonomisë më të madhe në BE - i është rritur inflacioni në 10 për qind. Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës. Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet recesion global më 2023. Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik./ REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat
18 Dhjetor 2024, 07:30
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15
-
BE-ja angazhohet për integrim konkret për vendet e rajonit
14 Dhjetor 2024, 22:00
-
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12 Dhjetor 2024, 11:49
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Sfida për 2025? Të qënit Qytetarë dhe jo larg... qytetarë europianë
11 Dhjetor 2024, 10:17
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor 2024, 13:36
-
Augustin Palokaj: BE-ja është vetëm një vëzhgues, jo një aktor në dramën në Siri
9 Dhjetor 2024, 12:02
-
Rama në Bruksel takon presidentin e ri të KE, darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor
3 Dhjetor 2024, 17:20