Prej ditësh është vënë re një shpërthim të vërtetë të karkalecave dhe insekteve të ndryshme në Tiranë, mbi të gjitha në zonat më periferike të kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për dezinsektimin e hapësirave publike nga mushkonjat dhe insektet, në të gjitha zonat e Tiranës.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Rozafat Sopaj, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës kërkon të qetësojë qytetarët.
“Karkaleci nuk është një nga shqetësimet kryesore që ka bashkia e Tiranës pasi insektet janë masive në të gjithë kohën e vitit. Karkaleci ndër ta është ndër më të padëmshmit. Më shqetësim është mushkoja e miza si transmetues të viruseve sesa karkaleci”
Prej marsit në mënyrë periodike, bashkia e Tiranës vijon dezinsektimin e zonave publike.
Por pse ky shpërthim karkalecash?
Është një karkalec migrator që ka përfshirë jo vetëm Tiranën por të gjithë Ballkanin. Nuk është shqetësues, nuk pickon. Nuk është i dëmshëm në masë as për bujqësinë. Nuk kemi çfarë i bëjmë se është migrator. Sepse karkaleci në habitatin e vet e ka në zonat bujqësore, por këtij lloj karkaleci i pëlqen drita. Por nuk është shqetësues, pavarësisht bezdisjes" tha Rozafat Sopaj
Megjithatë Bashkia ka marrë masa për dezinsektimin e zonave publike. Ekipet gjatë natës janë në terren për të dezinsektuar zonat problematike apo ku administratorët shprehin shqetësimin.
“Ju siguroj që brenda muajit gusht, në 15 ditëshin e dytë të muajit gusht nuk do të dëgjoni më të flitet për karkaleca. Ju siguroj që produktet që përdorim ne për dezinsektim janë të certifikuara” tha Rozafat Sopaj, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës për gazetarin Nertil Agalliu.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
Po te ishte migrator ky fenomen do te ishte i pervitshem me keto permasa,kurse ky fenomen verehet vetem kete vit! Kujdes me sperkatjet se demtoni dhe zogjte e bletet dhe insekte te tjera te dobishme!
PërgjigjuUne per vete te Fresku rri e inswkte si sivjet nuk kemi pas asnje vit. Dyshoj se bashkia sivjet ska bere dezinsektim fare, tani ka fillu. Varja, si plot gjera te tjera
PërgjigjuPa problem do kaloj.
PërgjigjuDo rugullihet qeveria do punoj oer popullin
PërgjigjuE do dhe karkaleci i shkrete nje ekspres.
PërgjigjuPo bashkia Shkoder pse nuk ben dizinsektimin? Edhe ne Shkoder jane shtuar tej mase, edhe ne pallate.
Përgjigju