Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ka vijuar denoncimet e tij për inceneratorët është pyetur nëse ka besim te hetimet e SPAK. Sipas tij reflektimi nga drejtësia do të vijë kur akuzat për këtë aferë t’i bëjë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
“Personat që kanë firmosur e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë ata dhe të tjerët. Minimumi shpërdorimi i detyrës. Këtu është e qartë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Dhe drejtësia duhet të reflektojë me këto akuza. Hetimet kanë ecur me hapin e breshkës ndërsa vjedhjet vazhdojnë me shpejtësinë e kangurit”, tha Meta.
Meta u shpreh se situata është tepër tragjike në drejtim të shkatërrimit të shtetit ligjor dhe interesit publik.
“Veliaj ka angazhuar jo vetëm bashkinë por edhe gjithë qarkun duke shkelur ligji dhe jashtë çdo kompetence në një borxh dhe detyrim të tillë, se nuk janë paratë e bashkisë por të qytetarëve. Nuk shkojnë te qytetarët por te kompania mëmë e cila duhet të sjellë lekët për të investuar të inceneratori. Kanë vënë peng pronat publike në banka. I përgëzoj bankat që janë sjell në mënyrë korrekte dhe duhet ët vijojnë të përmbushin detyrimet që ti mbajnë jashtë këtij skandali të qeverisë. Pra, është e qartë sesi i gjithë shteti është vënë në dispozicion të aferës së shekullit. Këto lek të vijën nga Holanda këtu, shkojnë lekët e qytetarëve në Holandë dhe vende të tjera pasi do të kemi para jush edhe shumë fakte të tjera të rënda. Ekipi që ka bërë një punë të shkëlqyer prej kohësh. Këto dokumente janë pranë SPAK, por gjykatësi më i mirë i kësaj do jetë populli i Tiranës”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
Partia e Lirisë: Rama, kreu i grupit kriminal, ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve! Vetëm kompania e Tiranës mori 16 mln euro kredi
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor 2024, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor 2024, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor 2024, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor 2024, 20:57
-
Denoncimi i Partisë së Lirisë në Lezhë: PS shantazh administratës për vota
9 Dhjetor 2024, 14:49