![1609278744_alibeaj.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1609278744_alibeaj.jpg)
Kreu i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, Ekelejd Alibeaj, akuzoi PS-në se po përpiqet të pengojë hetimet për 'masakrën zgjedhore', duke mos u paraqitur në mbledhjen e përcaktuar ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se ata do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë dhe se do të kërkojnë zëvendësimin e përfaqësuesve të PS në Komision, në rast se ata do të mungojnë 3 herë pa arsye. Alibeaj bëri me dije se mbledhja e radhës e këtij Komisioni është përcaktuar ditën e premte, në orën 10:00.
"Ne jemi këtu si detyrim i vendimit të Kuvendit për tu mbledhur në një afat maksimal që është 3 mujori. Sot është dita e 6 dhe duket fare qartë që mungesa e arsyeve, justifikimeve është një strategji e qatë për të penguar veprimtarinë e masakrës zgjedhore të 25 prillit. Maxhoranca është e dokumentuar si vjedhës, hajdute shkatërruese e procesit zgjedhor të 254 prillit dhe është afër mëndësh që ata do të bëjnë gjithçka për të penguar hetimet e komisionit për masakrën e 25 prillit. Nuk më çudit kjo sjellje, por nuk e prisja që në mbledhjen e parë, duke parë dhe shtrirjen e dorës për bashkëpunim. Çudia e madhe ndodh, bojkot nga maxhoranca. Kjo tregon qartë se cila është qasja e Edi Ramës që ka vjedhur zgjedhjet. Unë me kolegët kemi vendosur të ndjekim të gjithë hapat. Do të njoftojmë fillimisht kryetaren e Kuvendit, konferencën e kryetarëve dhe jam i vendosur deri në fund që mungesat pa arsye 3 herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. Jemi të vendosur për të zbatuar ligjin dhe rregulloren. Mbledhja tjetër e caktuar është ditën e premte ora 10", tha Alibeaj.
Lajmi kryesor:
Sot mbledhja e radhës e Komisionit e Hetimor të 25 prillit, PD: Socialistët e bojkotuan, por s’na pengojnë për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve! PS: Nuk ishim njoftuar
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështon seanca e pajtimit mes Gazment Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës
19 Dhjetor 2024, 13:03
-
Kuvend/ Falja e gjobave, Bardhi akuzon Spiropalin dhe PS: Jeni në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, ka efekte financiare, duhen diskutime sipas afatit
19 Dhjetor 2024, 10:50
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12