Konfrontim fizik, militantët e PD rrahin dhe dëbojnë një protestues me kapuç në kokë (VIDEO) - Shqiptarja.com

Konfrontim fizik, militantët e PD rrahin dhe dëbojnë një protestues me kapuç në kokë (VIDEO)

Gjatë kohës kur turma po tentonte të çante kordonin e policisë, mes tyre ka nisur një konflikt. Disa protestues kanë qëlluar me grushte një qytetar. Njëri prej tyre kishte mbuluar kokën me kapuç.

Sherri mes tyre është neutralizuar dhe personi i sulmuar është larguar nga zona.

Gazetari i Report Tv raporton se ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka quajtur sulmin ndaj qytetarit një keqkuptim, pasi mes protestueve ka dyshime se policia ka infiltruar njerëzit e saj.

Personi me kapuç të zi që u godit nga protestuesit


Lajmi kryesor:

Opozita 4 orë protestë pa Bashën dhe Berishën, militantët shpërthejnë në sherre mes njëri-tjetrit (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit