Kritikave të kreut të SPAK Altin Dumani se kanë rënë referimet nga institucionet shtetërore sa i përket rasteve të korrupsionit, iu është përgjigjur sot kryeministri Edi Rama me anë të shifrave. Fillimisht Rama e interpretoi rënien e denoncimeve nga administrata me argumentin se janë parandaluar rastet, ndërsa më pas përmendi se janë referuar nga drejtoria anti-korrupsion 532 masa disiplinore.
“Një arsye e rënies së një lloji të caktuar denoncimesh për korrupsion nga institucionet është në fakt impakt parandalues që ka filluar të japë dhe SPAK. Nuk e solla për replikë ndaj drejtuesit të SPAK por për të rrëzuar pretendimin e kundërshtarëve politikë se rastet e zbuluara nga SPAK janë rrufe. Në vetëm dy vitet e fundit drejtoria anti-korrupsion, ka urdhëruar 532 masa disiplinore për shkelje, ka dorëzuar në prokurori 48 kallëzime penale. Nga ana tjetër nëse në 2012 janë arrestuar, janë ndjekur me masa nga vetë policia e shtetit vetëm 270 efektivë të përfshirë në veprimtari të paligjshme , në vitet e qeverisë tonë numri është trefish. AMP ka 227 referime në prokurori. Shpresoj që shembujt që solla të shërbejnë për të gjithë ata që kanë krijuar idenë se ne kemi fjetur gjumë”.
Lajmi kryesor:
Rama: 'Luftë’ korrupsionit, edhe brenda radhëve tona! Nismën 'Shqipëria 2030' e finalizojmë me integrimin në BE! Tradhtar kush punon për xhepin
B.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK 5 vjeç, Altin Dumani: Misioni vazhdon! (Fjala e plotë)
19 Dhjetor 2024, 15:32
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë
18 Dhjetor 2024, 19:39
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor 2024, 16:46