Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk është kundër që Ilir Meta, bashkëshorti i saj, të lë postin e Presidentit dhe t'i kthehet jetës politike. Kjo do të thotë mundësia që ai të rikthehet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por për këtë ajo tha se do të duhet të hyjë në një garë për kryetar, përballë saj që aktualisht drejton partinë që ja la bashkëshorti i saj duke u bërë kryetar shteti. Mazhoranca aktualisht ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas dekretit që ai firmosi duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, një vendim i quajtur antikushtetues nga shumica në Parlament dhe i konsideruar nul edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që vijon me procesin zgjedhor.
Në një fjalë për gazetarët duke marshuar nga selia e LSI-së drejt kryeministrisë për protestën e nëntë të opozitë joparlamentare kundër qeverisë, Kryemadhi tha se Meta duhet t'i kthehet jetës normale. Ajo tha se nuk kanë ndikuar në vendimet politike të njëri-tjetrit, por thotë se kanë marrë vetëm kosto nga vendimet e tyre në karrierën politike dhe jo benefitet.
"Unë jam shumë e lumtur nëse zoti Meta t’i rikthehej jetës normale. Asgjë nuk ka ndikuar në vendimet politike. Gjithsecili ka pasur karrierën e tij. I kemi marrë kostot njëri tjetrit jo benefitet", tha Kryemadhi.
E pyetur nga gazetarët nëse "do t’ia lëshonte postin e kryetarit të LSI, Metës, Kryemadhi u përgjigj "Do të dëshiroja të vinte të kandidonte të hynim në një garë të vërtetë, dhe të shikonin kush do fitonte"
Lajmi kryesor:
Protesta e nëntë/ Për herë të parë fjalim pa shashka...por Basha shton kushtet për marrëveshje politike (VIDEO)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor 2024, 18:41
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor 2024, 12:45
-
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta
16 Dhjetor 2024, 10:01
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor 2024, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor 2024, 13:36