Ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë. Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks të shtuar, por pa krijuar radhë e vonesa.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, si dhe po monitoron me 4 dronë parakalimet e gabuara dhe me 6 radarë shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Ndrërkohë që edhe mbrëmjen e djeshme policia ka kryer disa kontrolle, ku ka hequr 138 patenta dhe ka vendosur 2051 gjoba.
"Deri në këto momente në akset Lezhë-Thumanë, Himarë-Vlorë-Fier-Durrës-Tiranë dhe Milot-Morinë, Gjiri i Lalzit-Maminas, Rrogozhinë-Elbasan, Korçë-Elbasan-Tiranë, janë evidentuar 45 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit. Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 222 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor. Njëkohësisht, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore, kanë konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë apo manovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.
Pas alkooltesteve ka rezultuar se 18 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.27 mg/l deri në 0.41 mg/l, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit.
Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 137 masa për përdorim të celularit, 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 21 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse", njofton policia.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, vdes pas përplasjes së dy mjeteve shoferi 65-vjeçar! Policia procedon drejtuesin tjetër (EMRI+VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:44
-
Aksident në Lezhë, plagoset rëndë drejtuesi i motoçikletës! E përplasi 73-vjeçari me zetor (VIDEO)
17 Dhjetor 2024, 15:45
-
Durrës/ Lojëra të paligjshme fati online, 2 të arrestuar dhe 4 nën hetim! U zbuluan duke vendosur baste në tre lokale
12 Dhjetor 2024, 15:58
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor 2024, 13:21
-
Lezhë/ I riu përplas me makinë 68-vjeçarin në rrugë, i moshuari dërgohet në spital! Policia shoqëron 19-vjeçarin
11 Dhjetor 2024, 15:20
-
Tiranë/ Flakët shkrumbojnë lokalin prej druri, 5 zjarrfikëse për ta shuar! Nuk ka të lënduar, dëme të shumta materiale (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 22:50
-
'28 Nëntori', lagjja pa lavdi në Vlorë, banorët: Kemi 30 vite pa rrugë, trotuare e ndriçim (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:03
-
Moti i keq/ Policia e Shkodrës rrit shërbimet në rrugë, ja 3 akset më problematike! Shpëtohet qytetari nga Saranda në Theth-Bogë
9 Dhjetor 2024, 15:49
-
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 15:05
-
Durrës/ Tentoi të korruptonte me 4500 lekë policin e Rrugores që të shmangte gjobën, arrestohet shoferi i dehur! Në pranga edhe 4 të tjerë, një nën hetim (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:41
-
Aksident i trefishtë në Lushnjë-Fier, shkak shpejtësia dhe parakalimi i gabuar
8 Dhjetor 2024, 13:37