Rajoni i Kukësit ka pësuar rënie të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, për shkak të thatësirës së përjetuar përgjatë muajve të fundit. Rritja e nivelit dhe prurjet nuk janë ndihmuar as nga reshjet e fundit të shiut.
Eksperti i mjedisit, Arben Palushi, thekson se niveli i ujit është në kuotën kritike nën 270 m dhe se aktualisht liqeni është i pashfrytëzueshëm. Një kuotë e tillë uji, sipas tij, rrezikon gjallesat të cilat ndodhen në të.
Sic shihet situata në liqenin e Fierzës është në kuota kritike, është ulur nën kuotën 270 m. Në këtë kuotë me 1 miliardë metër kub ujë, duhet të adoptohet. Liqeni në këtë lloj mënyre që shfrytëzohet nga KESHI, është i pashfrytëzueshëm për ne.
Arben Palushi, Ekspert i Mjedisit
Këto të dhëna tregojnë se situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet e ujit vazhdojnë të jenë të ulëta dhe arrijnë në 35 metër kub ujë në sekondë. Situata është e përsëritur dhe pavarësisht apelimeve nga ana e specialistëve mjedisorë, asgjë nuk është marrë në konsideratë.
Në mesin e këtij viti, liqeni i Fierzës ishte pranë kuotës maksimale për shkak të reshjeve të shumta që u regjistruan gjatë muajit qershor dhe fillimit të korrikut, por tashmë situata në këtë kaskadë është krejtësisht ndryshe.
Është e pashfrytëzueshme si nga ana turistike ashtu edhe nga ana biologjike. Gjithë sasia e peshkut që pretendohet se duhet kultivuar apo rritet, sapo ulet volumi 1 miliadë metër kub ujë nga 3, e gjitha peshkohet nga baltina e Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi dhe në pranverë fillon sërish e gjithë historia.
Arben Palushi, Ekspert i Mjedisit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor 2024, 16:38
-
Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës! Fierza në ‘krizë’ për ujë
22 Nëntor 2024, 12:35
-
Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra
19 Prill 2024, 14:38
-
Rritet niveli i prurjeve në Fierzë, shrytëzohet edhe për punimet për zhvendosjen e urës së re mbi Drin
11 Shkurt 2024, 14:44
-
Censi, rritet numri i shpendëve dimërorë ujorë në Kukës! Drejtori i AKZM: U konstatuan 1626 shpendë të 11 specieve
26 Janar 2024, 15:57
-
Iku mjegulla, liqenit të Fierzës i del në pah pisllëku! Shikoni videon
26 Janar 2024, 12:35
-
Kukës/ Banesat në fshatin Përbreg nën ujë prej një muaji, shkak rritja e nivelit të Fierzës! Banori: Ka ngelur të shkoj në shtëpi me not
25 Qershor 2023, 16:37
-
Speciet e rralla të brigjeve shqiptare kërcënohen nga ndotja dhe peshkatarët
18 Qershor 2023, 20:25
-
Dita Botërore e Mjedisit, nis pastrimi i bregdetit në Vlorë! Nxënësit pastrojnë vijën liqenore të Fierzës! Rama: Gati për të pritur turistët
5 Qershor 2023, 15:50
-
Liqeni i Fierzës, kuotë maksimale, dëmtohen tokat bujqësore! Banorët e fshatit Breglumë: Prej 30 vjetësh, asnjë zgjidhje
7 Maj 2023, 18:19
-
Nga 20 prilli deri më 31 korrik ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës dhe Shkopetit
19 Prill 2023, 17:50
-
Fierza 16 muaj nën mesataren historike (në kulmin e krizës), situata ndryshoi në nëntor 2022
7 Prill 2023, 10:34