Lidhja Demokratike e Kosovës: Disa anëtarë të Vetëvendosjes në Tiranë kundër vendit tonë! Të nisin hetimet, ka prova
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar hetime nga institucionet e Kosovës pasi sipas tij disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë kanë tendenca kundër Republikës së Kosovës dhe aleatëve të vendit. Kjo akuzë është artikuluar nga kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku i cili thotë se Dejona Mihali, Hysamedin Feraj e Elvis Hoxha, kanë bërë fushatë kundër aleatëve të vendit.
“Si është e mundur, që sot të më duhet të mbroj trupat e KFOR-it në Kosovë, që janë trupa në anën e Kosovës dhe popullit të saj, si mund me kaq lehtësi të sulmojmë publikisht sjelljen e aleatëve tanë kryesorë. Është e papranueshme, s’e pranon as LDK as qytetarët e Kosovës. Kanë nisur të sulmojnë edhe ndërmjetësuesit amerikanë në vazhdimësi, e kuptoj që s’u ka pëlqyer administrata Trump, çfarë problemi kanë me administratën Biden.” – tha ai.
Abdixhiku madje, ka shtuar se për këtë ka mjaftueshëm prova.
“Ata kanë rol qeveritar. Unë kam kërkuar edhe nga institucionet e sigurisë të merren me këtë çështje, institucionet e pavarura të sigurisë. Çdo vendim i tyre është kundër institucioneve të sigurisë. Jemi në një moment kritik, historik për vendin, duhet të ecim me aleatët tanë. Kosova duhet të jetë në Uashington të kërkojë ndihmë për situatën në veri. “Unë kërkoj publikisht institucionet këtë punë kanë, një grup politik me vendimmarrje që vazhdimisht atakon Kushtetutën, orionetimet e Kosovës përfshirë NATO-në, është material i mjaftueshëm. Duhet të ngrisim zërin kundër çfarëdo tendence që e kthen Kosovën kundër diskursit euroatlantik që e ka.” – shtoi kryetari i LDK-së.
Ky reagim vjen në një kohë kur në veri të Kosovës situata është e tensionuar dhe prej më shumë se 18 ditësh janë kanë vendosur barrikada në kufij.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
Fshati digjet e kurva krihet! Këtyre, të gjithëve, nuk u rruhet as për Kosova e as për Shqipëri. Mjerë kjo tokë se c'jetojnë mbi të.
PërgjigjuAbdixhiku me kujton Bizantin qe ndersa po binte para hordhive turke,akoma brenda mureve te tij debatohej per ceshtje te tjera ,doktrina e dogma me sakte.Kosova eshte ne rrezik kurse LDK e perdor kete per interesat e veta elektorale.
PërgjigjuJo në emër të Kosovës kurr por në emrin tënd privat! Nuk guxon ti njerzit më të mirë me i ndjekë se edhe 100 jetë me i pasë nuk mundesh me thurë një fjali si Elvis Hoxha apo Hysamedin Feraj. Kastravec.....
PërgjigjuKy është kodoshi i Isa Mustafa Beogradit
PërgjigjuArberor pse eshte kodosh i Isa Mustafes se po thote te verteten ? Vv e mister binit erdhi ne tirane per te votuar kunder kryeministrit shqiptar ku erdhi dhe vete kurti si zagar i milloshevicit duke perkrahur saliun ,paske memorje te shkurte o arberor por nuk te shkon ky emer o kelysh miu.