Lorenc Vangjeli: SPAK-u dhe frika, çift surprizë për ‘djemtë e këqinj’
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion
Ka një keqkuptim gjigant në lidhje me SPAK-un. E shohin si një fshesë gjigante që do të pastrojë pluhurin e artë shkëlqyes të tre dekadave tranzicion, por kjo objektivisht nuk mund të ndodhë. Padurimi për të parë ekuacionin e ri me të panjohurën që po zbulohet pak nga pak me SPAK-un vjen nga pritshmëritë tmerrësisht të larta që ka publiku nga reforma në drejtësi dhe institucionet e reja, nga nevoja ulëritëse që ka vendi për të dhënë e marrë drejtësi edhe nëse përmbyset gjithë bota jonë e vogël dhe provinciale, nga arritja në pikën e trashjes maksimale të zullumit që ka nevojë të këputet, por dhe nga padija romantike për të kuptuar sesi funksionon sistemi.
Në kuptimin ortodoks, sektar dhe puritanist të fjalës, çdo shqiptar është fajtor në raport me ligjin. Askush nuk është i pafajshëm qoftë kur i shmanget taksave apo kur shpërdoron ujin e pijshëm, kur grabit miliona në tendera apo jep rryshfet për të hyrë në punë, kur ndërton pa leje apo dhe kur pështyn përtokë, kur paguhet dhe kur paguan; lista e kundravajtjeve penale e morale të çdo shqiptari është e pafundme dhe na dëshmon si një shoqëri që raportin me shtetin dhe ligjin nuk e kemi krijuar si formë organizimi, si nevojë jetese dhe model të vetëm, por si hall për t’u shmangur.
SPAK-u ka sjellë frikë në Tiranë dhe mëkatarët që i njohin më mirë se prokurorët e tyre mëkatet që kanë bërë, presin të shohin çdo të ndodhë njëlloj si publiku. Goditja lart, do të stepte atë sistem otoman mendësie nga lart poshtë, që bazohet tek privilegji që beson se duhet shpërblyer dhe shpërblimi që pritet për nderin e bërë. Në një shoqëri ku të gjithë janë fajtorë, por disa janë edhe më shumë fajtorë se të tjerët, prokurorët e mentalitetit të lig nuk janë juristë, kurse mëkatarët nuk zgjidhen dot gjykatës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafiku paralizon Tiranën, ‘karvane’ mjetesh në rrugë, qytetarët: Është bërë i padurueshëm, na streson
19 Dhjetor 2024, 16:09
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
SPAK 5 vjeç, Altin Dumani: Misioni vazhdon! (Fjala e plotë)
19 Dhjetor 2024, 15:32
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50