TIRANË- Që prej viti 2013, 30 korriku është caktuar si ”Dita Botërore kundër Trafikimit ” të Qenieve Njerëzore. Nisur nga kjo ditë CRCA/ ECPAT Shqipëri përmes një deklaratë kanë bërë të ditur shifra shqetësuese që sipas tyre tregojnë situatën e rëndë të fëmijëve në vendin tonë.
Në deklaratë thuhet se pavarësisht se që prej vitit 2001 e deri më sot, Qeveria shqiptare me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, kanë zbatuar një sërë masash dhe programesh për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, 20 vjet më pas, trafikimi i fëmijëve nga Shqipëria, sidomos për qëllime të shfrytëzimit seksual, për të kryer krime dhe në punë skllavëruese, vazhdon të ndodhë pa u sfiduar nga asgjë.
Raporti nënvizon se Varfëria, mungesa e shpresës, situata politike, përfshi edhe pandeminë, kanë sjellë një shtim të risqeve për trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve nga Shqipëria.
"Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, te paktën 14 përqind e popullsisë në vend jeton në varfëri absolute, ose rreth 414,000 persona, nga të cilët të paktën 185,000 janë fëmijë. Varfëria është një ndër faktorët kryesorë që ushqen trafikimin, kriminalitetin, skllavërinë për punë dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve", vijon deklarata.
Nisur nga kjo situatë, CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon sot publikisht Qeverisë Shqiptare: Krijimin e një programi kombëtar të eliminimit të varfërisë së fëmijëve, duke e kthyer këtë çështje në thelbësore për Qeverinë e re që do të formohet në Shtator 2021; Ngritjen e një task-force në nivel kombëtar dhe vendor për eliminimin e trafikimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve; Krijimin e një Fondi Kombëtar për Fëmijët, për të financuar ushqimin dhe shërbimet falas për të gjithë fëmijët që jetojnë nën minimumin jetik të varfërisë në Shqipëri.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16