Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari Bashkisë Erion Veliaj mëngjesin e sotëm kanë inspektuar nga afër Qendrën e re Shëndetësore në lagjen 14, Kashar.
"Kjo është tashmë një qendër që ofron të gjithë gamën e paketës të kujdesit parësor për komunitetin. Kur themi 300 qendra shëndetësore, themi 300 komunitete që sot marrin shërbime më të mira, në kushte më dinjitoze, mjeket kanë kushte shumë më të mira pune dhe sigurisht që fëmijët tanë kanë sigurinë që trajtohen shumë më mirë dhe me shumë më cilësi", tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë nënvizon se puna do të vijojë për transformimin e shërbimit parësor, edhe pas rehabilitimin të 300 qendrave.
"Kjo është një punë që do të vazhdojë, nuk përfunduam me 300 qendrat shëndetësore që rehabilituam në të gjithë vendin. Ne do të vijojmë që në fokus të programit tonë dhe në kuadër të strategjisë tonë të kujdesit parësor, infrastruktura e të gjithë qendrave të vijojë, jo vetëm infrastruktura, por edhe paketa e plotë e shërbimeve", tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se qendra e re shëndetësore në Kashar do të ofrojë edhe shërbimin e konsultorit për fëmijët e zonës së Astirit në Tiranë, shërbim i munguar prej vitesh.
Duke folur për situatën e COVID19, Ministrja e Shëndetësisë ka kërkuar bashkëkupinim e qytetarëve. "Lufta nuk ka mbaruar, virusi nuk shkon me pushime, ndaj kërkohet një angazhim maksimal i të gjithë qytetarëve sepse në fund të ditës kjo luftë kërkon shumë solidaritet dhe sigurisht ne nëpërmjet zinxhirit të solidaritetit do të mund të thyejmë zinxhirin e infektimit që krijon ky virus. Dhe patjetër që kjo bëhet në sajë të bashkëpunimit të qytetarëve dhe strukturave shëndetësore", apeloi Manastirliu.me violinën e tij për pacientët
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16