Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë - Shqiptarja.com

Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë

BERAT - Pas njoftimit të dhënë nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me ngarkesa mandarinash të kthyera nga eksporti. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur verifikimet lidhur me ngarkesën e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht, produkt i prodhuar në fshatin Goriçan. Bëhet fjalë me një ngarkesë me Mandarina klementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore në fshatin Goriçan, me vendndodhje në Berat dhe Fier.

Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës. Një nga ngarkesat e asgjësuara nga Pika e Inspektimit Kufitar, ka qenë e prodhuar në fshatin Goriçan në bashkinë Dimal. Ka qënë analizimi laboratorik i kryer në Bari të Italisë, që ka konfirmuar se produkti ka qenë me nivel të lartë pesticidesh.

Lidhur me ngarkesën e eksportuar nga fshati Goriçan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masat për kundravajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në fshatin Goriçan në Dimal, duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi.

AKU Berat konfirmon se ka marrë masa të menjëhershme, duke ngritur grupe pune për analizimin, vlerësimin e situatës mbi koordinimin për ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit.

Sipas AKU Berat, subjekti pikë grumbullimi, me pronar shtetasin Arben Dyli, është gjobitur në vlerën 4 milion lekë, pasi nuk ka njoftuar për tregtimin e agrumeve. Sipas AKU Berat, ky subjekt pikë grumbullimi duhet ta shoqëronte ngarkesën me një fletë analizë nga ky institucion.

AKU pohon se po bëhen analiza në parcelën e fermerit Erjon Tafa, parcela e të cilit është në fshatin Goriçan. Ky fermer disponon 270 rrënjë agrumeve të kulturës mandarinë. Sipas AKU Berat, i gjithë prodhimi i kthyer mbrapsht është groposur nga specialistët e AKU-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
NULL
Ora 16:31
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardh kontrabandë

Tirane- Kroacia ktheu mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina me origjinë shqiptare për shkak se kanë përmbajtje të lartë të pesticideve të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Në tre javët e fundit sistemi RASFF ka evidentuar 5 ngarkesa të cilat rezultojnë me pesticide të rrezikshme. Ndërkohë 3 prej këtyre ngarkesave që janë me mandarina janë me pesticidin Chlorpyrifos dhe Phosmet që janë dy preparate të dala nga qarkullimi në BE dhe që nuk lejohen të përdoren në territorin e Shqipërisë.

Presidenti i urdhrit veterinar Ervin Resuli në një intervistë për Report Tv shpreh shqetësimin si mundet një preparat i tillë i ndaluar në BE por dhe në Shqipëri të përdoret.  

Kur flasim mandarina, bëhet fjalë për plantacione të cilat kanë një numër goxha të konsiderueshme bimësh e jo pemë oborri. Flasim për biznese që janë objekt I veprimtarisë ligjore të një sërë institucionesh në ministrinë e bujqësisë. Si dhe një preparat që nuk duhet të jetë fare në qarkullim, jo më të përdoret nga fermerët. Pikëpyetja më e madhe është ku e ka gjetur këtë preparat dhe gjatë kontrolleve këtë vit a ka kapur mostra që kanë dalë me këto pesticide? Këtij fermeri ia ka shitur një agronom, se nuk vajti ta blejë tek tregu i fruta berimeve, apo supermarket. Është një preparat që ndoshta qarkullon edhe në rrugë kontrabande në territorin e Shqipërisë.

Ai kërkon që AKU, institucionet dhe ministrja e Bujqësisë të ngrenë alarmin për më shumë kontrolle dhe rritur vigjilencën për të garantuar konsumatorin që këto produkte nuk përmbajnë lëndë shtesë apo të panevojshme.

Na duhet transparencë dhe besueshmëri. AKU dhe ministria e Bujqësisë ka bërë reagimin dje dhe sot ndërkohë ngarkesa e parë ka dalë nga sistemi RASFF më 29 nëntor, thotë ai.

Me ligj operatori i biznesit nuk e ka me ligj të kryejë analizat.

Por si bëhen kontrollet?

Martin Jorgaçi drejtor i rriskut në AKU thotë se kontrollet bëhen në bazë të një plani me bazë rriskut të miratuar në fillim të vitit, i ndarë në muaj dhe me operatorë të biznesit që klasifikohen sipas rriskut që ata paraqesin, qoftë në zhvillimin e aktivitetit të mëparshëm e masave ndëshkuese ndaj këtij aktiviteti për mos zbatueshmërinë e ligjit dhe me sensitivitetin e produkteve apo aktiviteteve që ata përshkruajnë.

Në një intervistë për Report Tv ai tregon se po 

Është bërë identifikimi i sasisë dhe për secilin është bërë gjurmueshmëria, kemi nxjerrë emrat dhe numrat e identifikimit të fermërëve.  Është identifikuar operatori që ka kryer magazinimin e produktit mandarinë. Po identifikojmë fermerët me prodhimet përkatëse dhe marrjen e mostrave shtesë për të garantuar që kjo situatë të shkojë pa probleme për konsumatorin e me produkte të garantuara. Produkti nuk na rezulton të jetë marrë në farmaci sepse nuk kemi akoma një njoftim apo identifikim të siutatës por jemi në hetim në të gjithë zinxhirin e veprimit institucional dhe përdorimin e pesticidit nga ana e fermerëve. Përvecse me trajtimin direkt që mund të bëjë fermeri mund të merret edhe nga ajri, uji i ndotur apo problematikave të tjera natyrore. Por sidoqoftë është e papranueshme dhe e dënueshme prania e pesticideve mbi normë. 

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nik: 19/12/2024 16:58

    Ato qe po shiten ne tregun e brendeshem i lini.... qe te fitoje imunitet populli kunder pesticideve..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit