TIRANË- Tri persona kanë rënë në pranga në Tiranë pasi shtriheshin si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe u vendosnin gjoba biznese. Ergys Ahmetaj, Andi Basha, Gëzim Kusi 21, 18 dhe 19 vjeç mashtronin bizneset duke u prezantuar si zyrtarë të institucioneve shtetërore për t’iu marrë para. Policia arriti të sekuestrojë 89 400 euro në banesat e tyre dhe aparatet celularë.
Nga ky operacion është shpallur në kërkim edhe një 39-vjeçar më datën 10 janar, bashkëpunëtor me tre të rinjtë.
Gjithçka arriti të zbulohej nga një përgjim i aplikacionit ‘Signal’ dhe ‘Telegram’ ku policia arriti të kapë një grup tjetër të rinjsh të cilët mashtronin bizneset në Kamzë.
Përmes operacionit të koduar “Subjekti”, u arrestuan Erjon Lika 41 vjeç, banues në Tiranë, Edmir Jaçe, 32 vjeç dhe Gazmir Ismailaj 39 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Nga hetimet rezultoi më datën 7 janar 2023 këta persona kishin zhvatur përmes mashtrimit shumën 12 000 euro.
Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, tentuan t’i marrin përmes mashtrimi 130 mijë euro biznesmenit të ndërtimit Pëllumb Salillarit. Mirëpo tentativa e tyre rezultoi e dështuar pasi u arrestuan në flagrancë nga policia në momentin që është bërë dorëzimi i parave. Në banesat e tyre policia gjeti edhe 12 600 euro, duke e çuar në total shumën e sekuestruar në këtë operacion, 142 mijë euro.
Dy operacionet, si ai "Signal" edhe "Subjekti" nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin për personat e arrestuar, por e kanë skemën krejtësisht të ngjashme. Personat në fjalë, kontaktin e bënin përmes aplikacioneve Signal dhe Telegram, të cilët japin mundësinë që të mos shfaqet numri i celularit, por vetëm emrin. Emrat që prezantoheshin ishin kryetar bashkishë apo drejtues të institucioneve të tjera të rëndësishme në vend.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16