McCain: Rusia dhe Putini,kërcënim
më i madh sesa vetë Shteti Islamik
Senatori amerikan, John McCain, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është kërcënim më i madh për sigurinë botërore sesa grupi militant Shteti Islamik.
Senatori amerikan, John McCain, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është kërcënim më i madh për sigurinë botërore sesa grupi militant Shteti Islamik.
Gjatë një vizite në Australi, senatori McCain u shpreh per ABC se Rusia provoi "të shkatërrojë themelin e demokracisë" me përpjekjet e saj për të ndikuar tek zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet tjera të botës.
Komentet e tij u bënë në një kohë kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përballet me hetimet nëse kishte lidhje me Rusinë, përfshirë edhe raportimet se Jared Kushner, dhëndër i presidentit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, u përpoq të krijojë kanale të fshehta komunikimi me zyrtarët rusë gjatë javëve para se zoti Trump të merrte pushtetin.
"E di se disa zyrtarë të administratës po thonë se 'kjo është procedurë standarde'. Nuk mendoj se është procedurë standarde para përurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara nga dikush që nuk është në pozitë", tha senatori McCain.
Presidenti Trump ka hedhur poshtë çdo pretendim se fushata e tij ishte e lidhur me Rusinë.
"Jared po bën një punë të shkëlqyer për vendin" tha Trump për gazetën New York Times." Ai tha se ka besim të plotë tek ai. Sipas presidentit Jared Kushner respektohet pothuajse nga të gjithë dhe po punon me programe që do t’i kursejnë vendit miliarda dollarë. Por më e rëndësishme, sipas presidentit Trump, është fakti se Jared Kushner është një person shumë i mirë.
36-vjeçari Kushner, një biznesmen i njohur në fushën e pasurive të patundshme në Nju Jork përpara se t’i bashkohej stafit të presidentit në Shtëpinë e Bardhë, është i martuar me vajzën e madhe të zotit Trump, Ivankën, e cila gjithashtu është këshilltare në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas disa mediave Jared Kushner u përpoq të krijonte lidhje komunikimi të fshehta me Moskën, ndërsa u takua me ambasadorin e Kremlinit në Amerikë Sergej Kislyak, në fillim të dhjetorit të kaluar.Zeri i Amerikes
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?
6 Janar, 19:33
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?
4 Janar, 19:23
-
SHBA: Avioni i rrëzuar ne Kazakistan mund të jetë goditur nga një sistem anti-ajror rus
26 Dhjetor 2024, 20:43
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor 2024, 20:41
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim idsa
24 Dhjetor 2024, 16:25
-
Shtohen telashet te Arsenal, Mikel Arteta: Saka mungon gjatë
24 Dhjetor 2024, 16:07
-
begaj
24 Dhjetor 2024, 16:02
-
Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër
24 Dhjetor 2024, 15:54
-
Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së, transparenca dhe reforma në drejtësi
19 Dhjetor 2024, 17:07
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor 2024, 16:59
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor 2024, 16:56
-
Më pak gjela deti në Zadrimë të Lezhës, fermerët: Ka kosto për t'i rritur dhe në fund nuk arrijmë t'i shesim
19 Dhjetor 2024, 16:51