Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, autori i vrasje së idh-dhëndrrit, ka folur e përlotur në media në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë.
Me disa foto në duar, Manushaqe Picari pretendon se ato janë faktet që vajza e saj Dhurata Saliaji është dhunuar vazhdimisht nga Kudret Saliaji. Dhe sipas saj ato nuk kishin fakte se vajza kishte kryer dhunë në familje.
‘Erdhi që ta vriste burrin tim me kamion që ta shtypte. Nëse goca ime ka rrahur vjehrrën të shkonte vjehrra në polici dhe të tregonte provat. Ai rrihte gocën dhe e futi në burg për dhunë në familje, ku e ka ekspertizën që goca i kishte rrah i kanë saju të gjitha gjërat vetë. E ka çarë gocën duke e rrahur që të binte goca ime në burg e të shpëtonte ai.’- tha Manushaqe Picari.
Manushaqe Picari thotë se dhëndri e dhunonte gjithmonë vajzën e tyre dhe se e ka futur në burg pa të drejtë, pasi kishte para. Sipas saj ai ishte dy metra dhe vajza e saj nuk mund që ta dhunonte atë fizikisht, por vajzën e saj e akuzonin pa të drejtë. Ajo thotë se pasi e futi në burg për dhunë i kërkoi divoricin.
‘Bëj 52 vjeç i tha Mexhiti, hajde që të vish me gjithë vajzë. Filloi duke na shajt në telefon dhe pasi na shajti na e solli gocën. Pastaj i tha se do të paraqitesh në Rajonin nr.4 sepse ke dhunuar kalamajt. E ka rrahur, punonte te stadiumi, 10 veta duke e rrahur gocën dhe nuk ka pranuar që të tregojë familjes dhe as mamit të vet. Goca thonin gjasme sikur ka rrahur burrin, e burri ishte dy metra! Ma futën në burg, pa të drejtë. Kishte lek dhe e futi në burg e i kërkoi divorcin. Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët. Unë nuk kam fol me njeri dje, kam qenë tek lokali, duke punuar me djalin, më futi dhëndri në hasmëri! Kudreti e mbylli vajzën një herë në kasolle. Ka qenë i dhunshëm gjithmonë. Mu fut edhe burri në burg tani.’- tha Picari.
Foto e treguara nga Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, autori i vrasje së idh-dhëndrrit
Lajmi kryesor:
Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! Flet gruaja e autorit: Kudreti na e dhunonte vajzën
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16