Presidenti Ilir Meta tha se letra dërguar komisionerit për Zgjerimin nuk ishte për t'u bërë e ditur publikisht, por për të ndihmuar Komisionin Europian sipas tij, në korrigjimin e një fraze për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Meta tha se qëllimi i tij nuk ishte bllokimi i negociatave, duke cituar çfarë i kishte shkruar eurokomisionerit, se "mbetej shpresëplotë që vendet e BE do e vlerësonin rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave", tha Meta. Ai tha se letra ishte për të sqaruar që mosmarrëveshja në Gjykatën Kushtetuese është krijuar nga interpretimi i ndryshëm që mazhoranca i bën kushtetutës duke kërkuar të kapë edhe këtë institucion, dhe jo si rezultat i interpretimit të presidentit.
"Do ta kompensojmë vonesën duke iu dhënë mundësinë të bëni ndonjë pyetje. Dje dhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëget publike letra që kisha dërguar unë që gjoja ishte kundër zgjerimit të cilën e anonçoi i pari Tao Tao dhe u përforcua sot nga Gruaja e Bilalit jam i detyruar të sqaroj edhe njëherë letrën që unë kisha dërguar për të ndihmuar KE qenë i vëmendshëm për Gjykatën Kushtetuese.
"Presidenti ka respektuar parashikimet ligjore që theksojnë se sipas nenit kushtetues anëtari i parë i GJK emërohet nga presidenti. Pastaj vazhdojë edhe saktësimet për Gjykatën Kushtetuese për radhën e emërimeve. Etja e PS kërkon ta thyejë këtë balancë për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Unë kam depozituar kallëzim penal kundër personave të përfshirë në këtë skemë. Përgjatë kësaj kohe kam qenë transparent dhe bashkëpunues. Duhet të dini se kjo maxhorancë ka miratuar një ligj anti kushtetues ditën kur Komisioni i Venecias mbërriti në Tiranë. OJF e kanë mohuar se janë në mbështetje të këtij ligji. I vetmi aktor që nuk ka kthyer përgjigje është Euralius" Kjo është letra që presidenti i ka dërguar komisionerit për dijeni të tij, jo për ta bërë publike", tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta: Letrën s'e çova të bllokoj integrimin, por t'i sqaroj KE-së kush e ka fajin për Kushtetuesen (VIDEO)
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Ripërtëritja e Kushtetueses/ Syri kërcënon anëtarët e Gjykatës: Burg nëse ndërprisni mandatin e gruas së Andi Bejtjes, shefit të lajmeve te Syri Tv
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor 2024, 22:31
-
Spahiu: Përplasja e Gjykatës së Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë
16 Dhjetor 2024, 21:53
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Gjykata e Kushtetuese shtyn vendimin për Holta Zaçaj! I jep kohë kryetares të paraqesë opinionin e vet
16 Dhjetor 2024, 14:13