Moti i keq/ Disa zona pa energji elektrike në Qarkun e Beratit - Shqiptarja.com

Moti i keq/ Disa zona pa energji elektrike në Qarkun e Beratit

Moti i keq/ Disa zona pa energji elektrike në Qarkun e Beratit

Foto ilustruese

Në Qarkun e Beratit raportohet për probleme në lidhje me furnizimin e energjisë e elektrike, për shkak të dëborës dhe erërave të forta. Në Skrapar vijojnë të jenë pa energji elektrike fshatrat: Zhepë, Guraz, Çorotac dhe Cëricë, ku banojnë rreth 50 familje. Shkak për mungesën e energjisë në këto fshatra është bërë bllokimi i rrugës nga dëbora që pengon kalimin e mjeteve dhe punonjësve të elektrikut për riparimin e defektit në fiderat e dëmtuar në këto katër fshatra. Në Berat janë pa energji elektike që prej orëve të mëngjesit fshatrat: Kostren (Kostren i vogël dhe Kostren i madh), Velçan dhe Osmënzezë.


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën 'pushtetin' e dëborës/ Ndërpritet mësimi në 280 shkolla, bllokohet Rruga e Kombit/VIDEO


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit