Çdo protestë qytetare dhe e thirrur nga grupe të caktuara interesi, është e mirëpritur dhe duhet mbështetur pa më të voglin hezitim.
Një shoqëri që proteston ndaj keqqeverisjes tregon se ajo nuk e ka humbur nervin qytetar.
Të protestosh ndaj korrupsionit të Edi Ramës është detyrë qytetare, por modeli që i serviret përballë nuk mund të jetë riciklimi i një klase politike që e ka shpërdoruar besimin e shqiptarëve, duke qenë po aq e korruptuar sa pushteti i sotëm.
Nuk mund të thirren njerëzit të protestojnë kundër qeverisë, ndërkohë që e gjithë retorika është kundër SPAK dhe drejtësisë.
Njerëzit e kanë të qartë se ata që liriuan të korruptuarit bashkë me Ramën, ata që penguan reformën zgjedhore bashkë me Ramën, ata që po shantazhojnë SPAK bashkë me Ramën, bëjnë lojëra luftash për t’u hedhur hi syve të njerëzve, që të mos shohin rrugën pa krye ku i ka futur halli personal i një njeriu të vetëm.
Opozita e ka provuar shpeshherë rrugën e protestave dhe të bojkotit dhe dihet se ku ka dalë e ku ka arritur.
Qëllimi i një opozite është krijimi i një modeli dhe alternative morale si shpresë për njerëzit dhe pasqyrë të keqqeverisjes.
Nëse nuk arrihet kjo, atëherë nuk është protestë për njerëzit, por për hallexhiun majë ballkonit dhe eunukët që presin t'i mbarojë koha biologjike për t'i zënë karrigen politike.
Fushën politike po e spastron SPAK, shqiptarëve u mungon alternativa politike.
Këta që janë në pushtet janë thellësisht të korruptuar, ata që kanë thirrur protestën duan të përdorin njerëzit si mburojë ndaj drejtësisë që i heton për korrupsion.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj
17 Dhjetor 2024, 22:51
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
ska nevoje per brire, mjafton ti lexosh emrin... dhe mbiemrin
PërgjigjuMeqënëse komentin më poshtë e shkruajta në faqen e zotit Lapardhaja të fb dhe në vend të përgjigjes më fshiu komentin, po e shkruaj të njëjtin koment edhe këtu! Shpresoj të mos ndodhë e njëjta gjë! Mendoj se ky postim është, një lajthitje nga mos informimi juaj zoti Lapardhaja?! Pagoi ca miljon evro Edvin Rama per Deloitte Touche në vitin 2013 , për auditimin e 8 vjeçarit të Qeverisë Berisha dhe gjeti 230 miljon dollare mospërputhje dhe jo vjedhje , sepse ato ishin vetëm pas pagesa investimesh! Prej asaj dite e deri më sot , sipas kontrollit të lartë të shtetit, (KLSH),Qeveria Rama vjedh rreth 1 miljard evro cdo vit! Kete vit, deri tani llogariten 950 miljon euro të vjedhura gjithmon sipas KLSH! Prej marrjes së pushtetit e deri sot nga qeveria Rama janë vjedhur e shpërdoruar rreth 12 miljard evro me autorë ministra, deputetë , kryetar bashkie, shefa policie, zv/ kryeministër, deri tek McGonigal ne Amerikë, gjenerali në Rumani, gjenerali në Itali Si te dolen te ngjashem apo identike Ty zoti Lapardhaja??! Gjej një rast të vetëm në qeveritë e mëparshme, qofshin ato socjaliste apo demokrate! Megjith hetimet tendencjoze, deri sot nuk ka mundur të dënohet asnjë minister i Berishes ,as i Nanos! Së fundi meqë qënkeni edhe kundër protestës ndaj SPAK , se “qënka hi syve …,dhe bëhet për hallin e Berishës”, duhet të mësoni, se mbas gjithë kësaj lufte “mbreslënëse” të skapit, rezulton se nga 12 miljard euro të vjedhura, janë këthyer në arkën e shtetit 0,034 % e shumës së vjedhur!!! Eshtë përgjegjësi e madhe të disinformosh publikun, ose të paktën ata që ju lexojnë ! Në të ardhmen,Uroj t’i referoheni më shumë shifrave e më pak propagandës zoti Namir Lapardhaja!
Përgjigju