Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur mjaft i prekur për largimin nga jeta të ish-ministrit të drejtësisë, Luan Hajdaraga. Braçe ka shpërndarë një foto të të ndjerit në rrjetet sociale, ku i ka dedikuar edhe disa fjalë prekëse.
(Foto e publikuar nga deputeti Erion Braçe)
“Nuk dua të të përcjell nesër Luan. Ishte bukur me ty si shok, mik, vëlla. Burra si ty përcillen në betejë, jo për t’u humbur,”- shkruan deputeti krahas fotos.
Hajdaraga ndërroi jetë mëngjesin e sotëm dhe ky lajm i hidhur ka prekur shumë figura të politikës shqiptare. Katër muaj më parë, ish-ministri i drejtësisë pësoi ishemi cerebrale.
Lajmi kryesor:
Pësoi goditje në tru 4 muaj më parë, ndërron jetë ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)