TIRANË - Orges Shehi është trajneri i ri i Partizanit në Superligë. Paraditen e kësaj të mërkure, në ambientet e klubit të kuq është bërë edhe prezantimi i 46-vjeçarit.
Përkrah tij ishte drejtori sportiv Arbër Abilaliaj, që bënte edhe rolin e trajnerit në javët e fundit. Pas afro 15 vitesh, Shehi rikthehet te "Demat e Kuq", këtë herë si trajner.
Hera e fundit që durrsaku ishte pjesë e Partizanit ka qenë në 2009, kur la ekipin për të veshur dorezat e Besës, në kohën kur luante ende futboll. Pas largimit me gjyq nga Tirana dhe fitimit të lirisë, tanimë Shehi ka zgjedhur të kalojë te rivalët e bardhebluve, klub me të cilin në 120 ndeshje në drejtim fitoi edhe titullin e Superligës.
Në fjalën e tij, Shehi tha se rivaliteti mes klubeve është historik dhe nuk është ai i pari dhe as i fundit që do kalojë nga Tirana te Partizani, ose anasjelltas.
"Emocionet e kalimit nga Tirana te Partizani? Dihet që ka dozë emocionale, të dyja klubet kanë rivalitet të madh sportiv. Jam i lumtur që po rikthehem te Partizani me objektiva të qarta. Shpresoj që 2024 të jetë një vit i suksesshëm si për mua si për klubin.
Partizani? Trajnerët nuk mendohen gjatë kur vijnë këto oferta, sepse janë klube historike, me ambicie dhe burime njerëzore që synojnë lart. Jemi profesionistë dhe secili e gjykon sipas këndvështrimit të vet. Nuk jam as i pari as i fundit që e bën këtë gjë. Vlerësimi mbetet maksimal. Ndarja me Tiranën? Çdo gjë, siç e shoh unë të jetë profesionale dhe jo personale", tha Shehi mes të tjerash.
Orges Shehi te Partizani
Për afrimin e Shehit, drejtori sportiv Arbër Abilaliaj tha se kjo nuk ishte një gjë e lehtë.
"Nuk ishte e lehtë që Shehi të ishte këtu, por pasi u zgjidhën problematikat me ish-ekipin e tij, tanimë është më e lehtë dhe jemi të kënaqur ta kemi këtu", tha mes të tjerash Abilaliaj.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Prag Partizani-Vllaznia, trajneri i shkodranëve: Ndeshja më e madhe deri më tani! Gjoka: Është momenti i Skënderbeut
19 Dhjetor 2024, 15:51
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03