Duke e quajtur totalisht të dështuar reformën administrativo-territoriale të vitit 2015 të cilën e votoi me të 16 deputetët e tij në atë kohë, kryetari i Partisë Ilir Meta fajin e shikon serish te Lulzim Basha.
‘Situata është dramë e jashtëzakonshme. Drama vjen nga bojkotimi i qëllimshëm i reformës në funksion të këtij projekti centralizues të Edi Ramës. Unë kam qenë kryetar kuvendi, reforma nuk kalonte kurrë pa 84 vota, PS kishte vetëm 65 vota, unë e kisha kusht që opozita të sillte një alternativë të saj, që sigurisht Edi Rama nuk e donte. Kjo platformë nuk erdhi kurrë. Pastaj kemi bojkotin e zgjedhjeve vendore.’- tha Meta.
Në tryezën e organizuar nga partia e lirisë me temë qeverisjen vendore, Meta tha se edhe pas 10 viteve të reformës, akoma nuk janë krijuar disa standarde minimale të shërbimeve ndërsa paralajmëroi se do të propozohet një paketë ligjore.
“Vendosjen me ligj të referendumeve lokale si zgjidhje për të gjitha çështjet që cenojnë autonominë e pushtetit lokal dhe përmirësojnë standardin e jetesës të qytetareve. Rishikim i legjislacionit për të forcuar autonominë vendore, duke u dhënë atyre më shumë fuqi për të vendosur për politikat e tyre fiskale dhe për të menaxhuar të ardhurat dhe shpenzimet në mënyrë më efikase. Propozimi për një reformë që rishikon dhe zgjeron rolin dhe kompetencat e Këshillave të Qarqeve, duke i bërë ato më relevante në kontekstin e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal për te mare një rol proaktiv në hartimin e strategjive rajonale të zhvillimit që përfshinë më shumë se një bashkisë”,- u shpreh Meta.
Në tryezën e diskutimit të Partisë së Lirisë ishin të pranishëm disa të zgjedhur vendorë të opozitës, deputetë dhe njohës të çështjeve të pushtetit vendor.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor 2024, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor 2024, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor 2024, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor 2024, 20:57
-
Denoncimi i Partisë së Lirisë në Lezhë: PS shantazh administratës për vota
9 Dhjetor 2024, 14:49