Policia plan masash për grabitjet gjatë verës, thyerje bravash dhe xhamash, ja si vidhen banesat
Sezoni turistik ka bërë që në fokus të skifterave të jenë shtëpitë e lëna bosh nga turistët, por edhe banesat në qytetet turistike. Sipas të dhënave të Policisë mesatarisht çdo ditë ndodhin 20 grabitje.
8 vjedhje ndodhin mesatarisht çdo ditë në Tiranë, ndërkohë që 20 në gjithë vendin. Këto janë të dhënat që jep Policia e Shtetit për sa i përket grabitjeve të banesave dhe bizneseve në kryeqytet.
Largimi i qytetarëve me pushime, bën që shumë shtëpi të jenë të fokus të grabitjeve. Në ditët e fundit të muajit korrik ka patur një rritje të numrit të vjedhjeve në të gjithë vendin, që tregon se tashmë grabitësit tentojnë të marrin sendet me vlerë brenda banesave të boshatisura.
Shpesh “skifterat” e vëzhgojnë zonën ku do kryejnë vjedhje. Fillimisht ata sigurohen që brenda shtëpisë nuk ka njeri. Një ndër format që ndjekin është lënia e fletushkave promocionale tek dyert e apartamenteve, por edhe tek banesat private. Nëse fletushka qëndron në të njëjtin vend, atëherë do të thotë se në shtëpi nuk ka njeri dhe këta persona tetojnë të hyjnë. Forma më klasike për të vjedhur banesat është ajo e thyerjes së bravës, ose hapjes së saj me mjete të posaçme.
Për këtë arsye Policia u bën apel qytetarëve që të kenë kujdes për të siguruar dyert me brava të reja që grabitësit e kanë të vështirë t'i thyejnë. Nga 20 vjedhjet që ndodhin çdo ditë, sipas statsitikave të policisë, 5 janë me thyerje të bravës, ndërkohë që 5 të tjera me thyerjes së xhamit të drittares, që më pas u mundëson hyrjne në banesë grabitësve.
Komunikim me komshijtë dhe administratorët e pallateve është këshilla më e shpeshtë që jep Policia për të shmangur vjedhjen e banesës. Ndërkohë vetë Uniformat blu kanë ngritur njësi të posaçme në zonat ku ka më shumë vjedhje, sidomos në qytetet turistike për të zbarhdur rastet e grabitjeve.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
12 Dhjetor 2024, 16:30
-
Spanjë/ Shkulnin bankomatet me kamion vinç dhe i grabisnin, arrestohen 7 shqiptarët e bandës! Strategji për sulmet, 500 mijë euro të vjedhura në 19 raste
5 Dhjetor 2024, 17:26
-
Spanjë/ Përgjegjës për mbi 30 grabitje në Malaga, goditet grupi i ‘turistëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Merrnin makina me qira me dokumente false
5 Dhjetor 2024, 16:47
-
Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve
5 Dhjetor 2024, 16:25
-
Supergrabitja në Greqi, Athina i kërkon Europol-it që të gjejë 1 mln euro! Kreu i bandës udhëtoi edhe në Shqipëri
2 Dhjetor 2024, 13:46
-
Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar
28 Nëntor 2024, 16:34
-
Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje
22 Nëntor 2024, 21:34
-
Itali/ Plagosi me kaçavidë dhe i grabiti 14 mijë euro pensionistit në banesë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar! Në kërkim prek Korrikut 2023, e tradhtoi xhaketa
22 Nëntor 2024, 20:59
-
U arrestua për rrahjen dhe grabitjen e një italiani, Gjykata e Katanias liron 28-vjeçarin shqiptar! I skeduar më parë për drogë
21 Nëntor 2024, 21:03
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor 2024, 12:49
-
Itali/ Kërkohej prej vitit 2003 për grabitje të rëndë në Katania, arrestohet 45-vjeçari shqiptar! U kap gjatë operacioneve kundër drogës
14 Nëntor 2024, 14:52
-
Krujë/ Shpërthim gjatë natës në hyrje të pazarit! Autorët hedhin në erë bankomatin me eksploziv, në ikje hedhin kunja në rrugë për shpimin e gomave të mjeteve
12 Nëntor 2024, 09:50