KAMËZ- Familjet që përfitojnë ndihmë të posaçme të kujdesit social do t'u paguhen dritat dhe ujii si dhe garanci për arsimin e fëmijëve. Ky është programi ekonomik i prezantuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ishte në familjen e Agim Lleshit në Kamëz, kryefamiljar, baba i 8 fëmijëve, që jetojnë në kushte shumë të vështira ekonikime.
Në kuadër të komunikimeve të tij nën moton "po të dëgjoj", kryedemokrati bëri me dije se me ardhjen e tij në pushtet jo vetëm që do të rritet ndihma sociale, por do të kenë një mbështetje të veçantë nga shtetit.
"Familjet me shumë fëmijë duhet të kenë mbështetje të veçantë nga shteti, kudo në botë e kanë. Shteti që nuk kujdeset për fëmijët është si babai i keq, që nuk do t’ia dijë për familjen. Fjala që unë po të jap në shtëpinë tënde është se nuk ka për të ngelur fëmijë shqiptari pa studiuar për shkak të gjendjes ekonomike të prindërve. Shqipëria i ka mundësitë”. Ato lekë që i marrin një grusht njerëzish, duhet t’i marrin njerëzit në nevojë. Sakrifica e madhe që po bëni si prindër të jeni të sigurt se do t’ju shpërblehet”- u shpreh kreu i opozitës.
Babai i 8 fëmijëve, në komunikimin me Bashën, tha se e ka të pamundur që me ndihmën që merr të mbajë familjen e tij, e aq më tepër t'i shkollojë. Megjithatë, Basha i premtoi se gjërat do të ndryshojnë.
“Jam invalid, i operuar për zemrën dy herë, gruaja është e papunë, se rrit fëmijët. Jetojmë me 180 mijë lekë nga invaliditeti dhe ndonjë punë që bëjnë dy çunat e mëdhenj. Por qeveria na kërkon çdo gjë, edhe dritat, edhe ujin, na shkatërruan. Nuk kam patur mundësi t’i përballoj të gjitha, se duhet të ble edhe 80 mijë lekë ilaçe. Janë mbushur listat nëpër dyqane plot dhe nuk di, vetëm të kap kokën me grushta e të shkoj të mbytem. Shteti nuk më ndihmon askund, kam rënë në pikë të hallit”, tha ai.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12
Mos genje si Saliu se te mori dreqi o Lul,uje e drita per fukarenjte paguaji ti dhe saliu nga xhepat tuaj te majmur nga gjaku i ketij mileti,ngrini pensionet se i paguajne vete njerezit o bastard genjeshtar.
PërgjigjuShteti me sikur i tij kur te vije ne pushtet do ua paguaje te gjitha te varferave, biles edhe ,biles di ti çoje me pushime falas.
PërgjigjuA lumadhi ti kar ngele gjith jeten
PërgjigjuHallall ta beft zoti nese e mban kete premtim.
PërgjigjuTi je komplet kar o Basha.. Standartizoni minimumin jetik për cdo familje o plehra pastaj flisni do paguajmë atë e këtë, dhe kur të them ty e kamë dhe për Ramën se një Mut jeni të dy.
PërgjigjuJepi ndonje nga shtepit tuaja o Basha
Përgjigju