Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla komentoi incidentin e kryeministrit Edi Rama i cili dërgoi për 3 muaj riedukim gazetarin. Ai solli rastin kur ish-presidenti Donald Trump i hiqte fjalën gazetarit të CNN gjatë konferencës për shtyp.
“T’ju them të drejtën në Shqipëri ka liri mediash. Sepse fakti që kemi një diversitet kaq të madh nëse do t’i krahasonim sa outletesh mediatike kemi në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera, kemi më shumë. Të gjitha këto rekomandime të shihen në kuadër më të gjerë dhe rajonal. Ka ndodhur nga koha kur Donald Trump i kërkonte heqjen e fjalës së një gazetari të CNN në konferencë për shtyp. Të gjithë biem dakord që SHBA janë modeli më i mirë i lirisë së medias dhe demokracisë. Unë kam studiuar modelin e demokracisë amerikane. Natyrshëm që fakti që ju ngrini, nuk ka të bëjë aspak me lirinë e medias. Është çështje e komunikimit, kur mblidhemi të diskutojmë një çështje të rëndësishme. Rasti i asaj dite ishte një gjë e madhe, një bazë ushtarake e NATO-s në Shqipëri. Dhe nga kjo kalojnë në një çështje tjetër. Ju jeni ekspertë të kësaj fushe, nuk dua të hyjë në detyrën tuaj. Komunikimi publik është një detyrim”, tha ai.
Pak ditë më parë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, gazetari pyeti këtë të fundit nëse e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna. Kjo për kreun e qeverisë u cilësua si shkelje etikës, dhe çoi gazetari për ‘3 muaj në riedukim’. Vendimi për pezullimin e gazetarit nga konferencat për tre muaj nuk u prit mirë nga aktivistët dhe të tjerë gazetarë të cilët një ditë më parë u ngritën në protestë.
Lajmi kryesor:
OSBE reagon për lirinë e medias, Zhupa: PD në krah të gazetarëve, Edi Rama po cenon fjalën e lirë
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre
19 Dhjetor 2024, 12:26
-
Zhupa: Po betonizoni zonat e mbrojtura, qofteri në Butrint. Ministrja më duargjatë, keni dhënë 5,8 mln m2 tokë
19 Dhjetor 2024, 10:42
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43