Intensiteti i reshjeve të shiut orët e fundit në qytetin e Gjirokastrës, ka shkaktuar probleme me rrëshqitjet.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në zonën muzeale është konstatuar rrëshqitje poshtë kalasë së qytetit në rrugën që të çon në drejtim të lagjeve Dunavat, Manalat, Cfakë, Pazari i Vjetër.
Nën kalldrëm është konstatuar rrëshqitje e bazamentit duke lënë në ajër pjesën anësore të rrugës së gurtë. Deri me tani autoritetet nuk kanë sinjalizuar për të vendosur shenja identifikuese.
Komento
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)