Ruçi takon kreun e OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco: Partneritet për të konsoliduar një sistem demokratik funksional
Kreu i OSBE Vincenzo Del Monaco dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në takim Shefin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë.
Kryetari i Kuvendit e vlerësoi punën e mirë që Prezenca ka bërë ndër vite në mbështetje të reformave gjithëpërfshirëse të Shqipërisë dhe të axhendës për modernizimin e vendit, në përputhje me mandatin e Prezencës dhe nevojat e përparësitë e zhvillimit vendit. Në veçanti, Ruçi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Kuvendin për reformat në drejtësi, modernizimin e administratës publike, bashkëpunimin rajonal, barazinë gjinore, mbështetjen e të rinjve, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, siç është projekti PACEP, zbatues të të cilit janë Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI).
Ambasadori Del Monaco e falënderoi Ruçi për mundësinë e takimit, dhe u shpreh se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila ndër vite ka qenë ndër partnerët më të afërt të Kuvendit të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar, do të vijojë të mbetet një mbështetëse e fortë e institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë në përpjekjet për të ndërtuar një demokraci funksionale.
Gjithashtu, Ambasadori Del Monaco, shprehu gatishmërinë që Prezenca e OSBE-së në Tiranë të mbështese institucionet shqiptare per realizimin e rekomandimeve që do të përmbajë raporti perfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 prill 2021.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16