Një pjesë e deputetëve të Kuvendi të Shqipërisë do të mblidhen pasnesër në një seancë në kushtet të jashtëzakonshme, për miratimin e të gjitha akteve normative të qeverisë për kufizimin e përhapjes së virusit covid-19. Seanca do të zhvillohet nën masa të rrepta mbrojtëse, për të evituar mundësinë e infektimit të deputetëve nga virusi i rrezikshëm që ka alarmuar botën. Masa janë diskutuar në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve.
Pas diskutimeve me krerët e grupeve parlamentare, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka deklaruar masat që do të zbatohen para dhe gjatë seancës plenare, të cilat konsistojnë në kufizimin me maksimal të numrit të deputetëve, stafit të Kuvendit në seancë dhe personelit të gardës. Asnjë deputet nuk do të dalë në podium. Ligjvënësit do të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit, disa në lozha dhe në vendin ku rrinë mediat. Në sallë do lejohen vetëm tre kameramanë të TVSH, ndërsa seanca nuk do të zgjasë më shumë se dy orë e gjysmë.
13 masat e plota për seancën plenare të 16 prillit
1. Personeli i gardës do jetë i kufizuar.
2. Seanca nuk do të zgjasë më shumë se dy orë e gjysmë.
3. Në seancë do të qëndrojnë vetëm tre kameramanë të TVSH.
4. Të gjithë deputetët do të pajisen me maska dhe doreza.
5. Do dezinfektohen duart e çdo deputeti dhe personeli që do të futen brenda.
6. Çdo deputeti do t’i matet temperatura para se të futet në seancë.
7. Deputetët e rretheve mund të mos vijnë në seancë.
8. Këshilltarët e grupeve parlamentare dhe çdo person tjetër ndalohet të futen në seancë.
9. Stafi i Kuvendit do të jetë i kufizuar maksimalisht.
10. Para derës së hyrjes do të ketë personel mjekësor, i cili do të kontrollojë temperaturën e çdo deputeti dhe personi tjetër.
11. Në hyrjen të sallës do të jetë plan-vendosja e deputetëve në plate dhe në lozha.
12. Disa deputetë do të qëndrojnë edhe lart, ku ka qëndruar media më parë.
13. Asnjë deputet nuk do të lejohet që të dalë në podium, ligjvënësit do të flasim nga vendi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët
18 Dhjetor 2024, 12:40
-
Anulimi i gjobave/ Balla në Komisionin e Ligjeve: Nisma, si në vendet e Bashkimit Europian! Qeveria shpreh dakordësinë në parim
17 Dhjetor 2024, 12:03
-
Jorida Tabaku: Shumica nuk qeveris sipas barazisë përpara ligjit, Parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese
15 Dhjetor 2024, 10:21
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Spiropali: Kjo vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike
14 Dhjetor 2024, 15:27
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor 2024, 19:34
-
Malaj: Rrisim me 87 milionë euro kuotat në FMN, investim për sigurinë financiare
12 Dhjetor 2024, 18:46
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
Mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste: Fokus mbi ecurinë e komisioneve dhe seancën plenare të 12 dhjetorit
10 Dhjetor 2024, 12:49
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
Mero Baze: Reforma e 'derregullimit' për fshatin është një nevojë urgjente
5 Dhjetor 2024, 21:49