Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019 janë të pavlefshme. Madje sipas tij edhe sot dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është në fuqi.
"Presidenti e mbështet kërkimin e shoqatës së bashkive dhe kërkon pranimin e saj. Objekti i shqyrtimit në GJK nuk është dekreti i Presidentit, por antikushtetueshmëria e procesit në 30 qershor dhe antikushtetuetshmëria e organeve të zgjedhura në 30 qershor. Përmes mjeteve dhe instrumenteve politikë, këto palë të koordinuara pa mbështetje kushtetuese realizuan një proces votimesh në 30 qershor e cila nuk ekzistonte dhe u zhvillua një proces pa garë. Kushtetuta ka vendosur që Presidenti të jetë ai që cakton datën e zgjedhjeve. Duke anashkaluar dekretet e Presidentit vijuan një proces që nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë. Thelbi i shqyrtimit është a ishin zgjedhjet te lira, të ndershme dhe a përfaqësojnë vërtet vullnetin e popullit. Dekretet janë publike dhe i kemi paraqitur edhe para gjykatës. Ne zbatim të dispozitave kushtetuese presidenti caktoj 30 qershorin si date të zgjedhjeve në një klimë të qetë politike, me komplikimin e situatës lënies e mandateve dhe mos pranimin e opozitës për tu futur në zgjedhje gjë që ndikoi në vendimin e Presidentit për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Sipas jurisprudencës Presidenti mbikëqyr proceset, dhe kur konstaton se po shkelen rregullat ndërhynë për të normalizuar situatën. As KQZ dhe asnjë organ tjetër nuk ka të drejtë të shprehet mbi një vendim te presidentit. Nuk është shprehur për një gjë të tillë, KQZ e ka cilësuar dekretin sipas pikëpamjes se saje sepse nuk ka kompetencë të shprehet. Dekreti nuk ka rënë nuk e preku askush, dekreti është në fuqi edhe sot", ka thënë ndër të tjera Dervishaj.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet vendore të 2019, seancë maratonë prej 9 orësh në gjykatë! ‘Kushtetuesja’ vendos të pezullojë gjykimin, do i drejtohet ‘Venecias’
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28