Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e 27 vjeçarit Benard Çullhaj i cili shantazhonte dhe kërcënonte vajzat e mitura në Tiranë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Balla shkruan se po punohet për të bërë ndryshime ligjore kundër dhunës online ndërkohë që kompanitë rrjetet sociale po shtojnë filtrat e ndalimit të gjuhës fyese dhe denigruese. Mes të tjerash, ministri u bën thirrje të gjithë personave që përballen me gjuhë fyese apo shantazh online, të denoncojnë rastin në polici.
"Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve KibernetikeTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmëri ndaj një minoreneje. Po bashkëpunojmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve tona në përballjen me këtë formë kriminaliteti. Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese, është i domosdoshëm bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë. Në momentin më të parë të konstatimit duhet denoncur dhe jo të bini pre e shantazhit! Paralelisht po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe"- shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
EMRI/ Shantazhonte të miturat në rrjete sociale dhe u kërkonte marrëdhënie seksuale, pranga 27 vjeçarit në Tiranë! 15 vjeçarja: Do vras veten (Mesazhet)
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16