SHBA, 8 të vdekur mes tyre dhe
një polic, nga tre sulme me armë

Tre sulme me armë zjarri në qytezën Lincoln në jug të Mississippit në SHBA, kanë shkaktuar vdekjen e 8 personave, përfshirë edhe një zyrtar të lartë të policisë. 

Sulmi ndodhi në tre vende të ndryshme, ndërsa një person i identifikuar si Cory Godbolt, u arrestua menjëherë nga policia, si i dyshuari kryesor për ngjarjen.

Autoritetet thonë se është ende herët për të shqyrtuar ndonjë motiv të mundshëm pas vrasjeve. Zv/shefi i sherifëve që vdiq gjatë sulmit quhet William Durr, 36 vjeç.

Pranë tij u gjetën edhe 3 gra të tjera të vdekura.

Ndërsa të shtënat e tjera ndodhën në vendin e quajtur Brookhaven, ku u gjendën trupat e dy meshkujve të rinj.

Skena e tretë e krimit ndodhi në lindje të Linkolnit, ku gjetën vdekjen një burrë dhe një grua.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit