Sherri mes të miturve tek 'Asllan Rusi', pas lojës së basketbollit! U rrahën me shkopinj, rripa e flakadanë! 3 në hetim, 2 të lënduar! U gjetën dhe 3 thika - Shqiptarja.com

Sherri mes të miturve tek 'Asllan Rusi', pas lojës së basketbollit! U rrahën me shkopinj, rripa e flakadanë! 3 në hetim, 2 të lënduar! U gjetën dhe 3 thika

TIRANË - Sherri mes të miturve një ditë më parë para pallatit të sporteve "Asllan Rusi" dyshohet se ka ndodhur pak minuta pas përfundimit të lojës në basketboll për pikët e lojës. Në konflikt janë përfshirë 2 grupe tifozerish, njëri që ishte para godinës dhe tjetri që po vinte drejt pallatit.

Këta të fundit, në ardhje kanë ndezur flakadanë dhe shashka, duke acaruar grupin tjetër. Në këtë moment nisën të shpërndahen dhe vetëm disa mbetën.

Njëri prej të miturve kishte një shkop dhe ka nisur konfliktin me të tjerët. Nga pala tjetër njëri ka hequr rripin e pantollonave dhe kanë nisur rrahjen. Pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi ka qenë një patrullë e Komisariatit nr. 2 dhe një tjetër e Shqiponjave që kanë ndërhyrë menjëherë për të ndarë sherrin.

Pas shoqërime në komisarit u bënë kontrolle dhe në oborrin e pallatit, ku u gjetën 3 thika, të cilat nuk janë përdorur gjatë sherrit por janë dërguar për ekspertim. Tre të mitur janë në hetim, ndërsa nga sherri mbetën të lënduar një 10-vjeçar dhe një 14-vjeçar. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit "Asllan Rusi", janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre.

Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop), informoi sot policia e Tiranës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit