SHKODËR- Një 54 vjeçar në Vaun e Dejës është dëmtuar aksidentalisht duke pastruar armën e gjahut. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa arma është sekuestruar nga policia.
"Më datë 12.02.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, duke pastruar një armë gjahu që e mbante me leje, shtetasi V. N., 54 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore", njofton policia.
Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Komento
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)