Shpërthimi në pikën e karburantit 'Veliaj Petrol' në Tiranë, arrestohet menaxheri Miklovan Sollaku! Shkeli rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse
Pamje nga vendi i ngjarjes
Agjentët e Komisariatit nr. 4 arrestuan menaxherin e pikës së karburantit KU ndodhi shpërthimi i autobotit të shtunën në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Në pranga ka rënë Miklovan Sollaku, me akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, me pasojë plagosjen e shoferi i autobotit dhe vetë menaxherit të pikës së karburantit.
Policia dhe prokuroria janë në pritje të ekspertizës për të përcaktuar shkaku e shpërthimit, i cili i shkaktoi dëme edhe Myrto Kadiut, shofer i kamionit.
Dy punonjës u plagosën gjatë shpërthimit në një pikë karburanti në mes të Tiranës. Njeri nga punonjësit u dëmtua në përpjekje për të shmangur ngjarjen, ndërsa tymi mbuloi zonën për pak minuta. Pasi ka ndodhur shpërthimi shoferi i autobotit Myrto Kadiu ka tentuar që të ndalojë furnizimin e karburantit, por në momentin që ka tentuar që të heqë tubin e furnizimit nga pajisja, është dëmtuar në fytyrë dhe duar.
Pavarësisht se kishte marrë plagë, ai ka hipur në autobot për ta larguar nga karburanti për të shmangur një shpërthim më të madh që mund të shkaktonte tragjedi. Për shkak të plagëve në duar nuk ka mundur ta largojë autobotin nga aty dhe si pasojë ka humbur drejtimin, duke e spostuar me një gomë në shkallët e dyqanit ngjitur. Fatmirësisht ka frenuar dhe në dyqan nuk raportohet për persona të lënduar.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
Palaceria e ketij shteti te kapur nga kriminele ne 30 vitet e “demokracise “ te bejene per te vjelle. Njeri pushretar me kurve se tjetri. Karburante mes pallatesh dhe ne trotuar gjen vetem ne kete vend bajge. Jeni reace e degraduar.
Përgjigju/EDI/,ketu ku jetoj une,ne distancen pune-shtepi qe eshte 15-20 min.me makine jane 1 stacion vetem per makina elektrike dhe 3 per makina me gaz,te gjitha ne mes te qendrave te banuara e ne rruge me trafik.Nuk e kane fajin pikat e karburantit,por njerezit.
Përgjigjupo pika karburanti ne mes te qytetit ky eshte tmerr po do kujtohenu ti hiqninkur te ndodhi ndonje fatkeqesi..
Përgjigju