Shqipëria digjitale afron ekselentë dhe ekspertë nga jashtë kufijve, Karçanaj: Kontribut kyç
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj
TIRANË- Të rinj, ekselentë dhe ekspertë të fushës së teknologjisë janë ofruar të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre përmes platformës “Gati për Shqipërinë”!
Nga Kanadaja, Polonia, Franca, Gjermania, Italia, SHBA e kudo ku jetojnë e punojnë, ata kanë shfaqur interes për projekte, që lidhen me digjitalizimin e shërbimeve apo teknologjive të reja.
Një pjesë prej tyre madje, janë treguar të gatshëm që jo vetëm të ndihmojnë me ide dhe projekte, por edhe të rikthehen në Shqipëri për t’i vënë në jetë këto projekte. Në një takim virtual me ta, kryeministri Rama tha se qeveria e tij po punon për ta implementuar teknologjinë që në klasën e parë ndërsa foli edhe për konceptin e nëpunësit digjital.
“Duhet ta elaborojmë konceptin e nëpunësit digjital. Sepse realisht mund të bëjmë një revolucion jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë duke krijuar një administratë hibride”, tha Rama.
Nga ana tjetër drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, pas këtij takimi shprehu mirënjohje për të rinjtë që vendosën t’i bashkohen rrugëtimjt digjital të Shqipërisë.
“E mbresuar nga takimi me këta rinj dhe ekspertë të fushës së teknologjisë që janë shkolluar anë e kënd botë e janë kaq shumë entuziastë për të kontribuar me ide konkrete për digjitalizimin e shërbimeve dhe teknologjive të reja që mezi presim të implementojmë në Shqipëri.
Kontributi i tyre vjen në një moment kyç kur kemi shtruar rrugën për ta bërë Shqipërinë kampione të digjitalizimit”, shkruan Karçanaj.
Kryeministri Edi Rama, ministrja Ogerta Manastirliu dhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16