Ndryshimi i statutit të FSHF-së me modifikime të rëndësishme në pikat e saj sa u përket kandidaturave për poziconet drejtuese si presidenti apo anëtari i Komitetit Ekzekutiv, penalizon ndjeshëm pjesëmarrjen në garë të disa prej ikonave të futbollit të vendit tonë të cilët kanë ushtruar dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre të përditshëm sportiv jashtë territorit të Shqipëtisë. Me ndryshimin e ri në statut, Duka ia bën të pamundur një emri si Igli Tare, Besnik Hasi, Rudi Vata, Foto Strakosha që të garojë për president apo për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.
Veçanërisht emri i Tares qarkullon prej vitesh në ambientet futbollistike dhe para çdo lloj Asambleje Zgjedhoire, ai ka qenë shpesh shqetësimi më i madh i kreut të institucionit të futbollit, duke pasur parasysh se aftësitë drejtuese të ish-sulmuesit të Kombëtares janë të njohura botërisht.
Për të garantuar pozitat e tij, Duka ka vendosur që të bëjë një modifikim të statutit të FSHF, duke ndryshuar një pike të tij. Kështu, nga “Të jetë shtetas shqiptar dhe të banojë në Shqipëri”, pika e statutit është bërë “Të jetë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Shqipëri”.
Në këtë mënyrë, një emër si Tare, Hasi, Vata apo Strakosha, që jetojnë jashtë Shqipërisë, do ta kishin të pamundur të garonin për një nga postet drejtuese në FSHF, edhe pse janë nga personat më kualifikuar për ta bërë një gjë të tillë. Gjithçka për të garantuar që Duka të vazhdojë të qëndrojë i palëkundur në kolltukun e pushtetit, mundësisht pa garë.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor 2024, 09:57
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor 2024, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor 2024, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor 2024, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor 2024, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje në Kategorinë e Parë
14 Dhjetor 2024, 15:06
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor 2024, 20:30
Sportiste te shkelqyer /me banim te perhershem/ne Shqiperi ka plot,por do te ishte me mire te kishit thene qe Duka ka bere manipulime te atilla,ku me ligjet e FSHF,ku me presione e shantazhe,ku me marifete e ku me /blerje/,sa qe nuk ka lene me vend per rivale,as per ata qe jetojne jashte,as per ata qe jetojne ne Shqiperi.Te tjeret jane ose frikacake,ose te pafuqishem,ose rrine ngrohte ne xhepin e Dukes.Puna eshte, kush do te jete ai kurajoz, qe do t'ia heqe karrigen nga poshte ketij sulltani te veteshpallur,kjo eshte ceshtja.
PërgjigjuErion Veliaj
Shof foton e Tares me sahat të shtrenjtë në dorë.sigurisht që ka pas lek me e ble,po habitem se si nuk ja kam hek prej dore ndonjë grabitës.se ka boll prej tyre.
PërgjigjuDuka është një mollopuf,pasqyra e kohës që po jetojmë...Koha kur kemi si modele hajdutin,gënjeshtarin,mashtrusin e të pabesin...
PërgjigjuVata ka garuar per postin e presidentit dhe nuk fitoi asnje vote
Përgjigju