Sondazhi i Report Tv për qarkun Elbasan/ PS shumicë dërrmuese me 60.9%! Partitë e reja më të preferuara në Shqipëri se në emigracion - Shqiptarja.com

Sondazhi i Report Tv për qarkun Elbasan/ PS shumicë dërrmuese me 60.9%! Partitë e reja më të preferuara në Shqipëri se në emigracion

Sondazhi për Elbasanin

1732134577_sondazhi1.JPG

Në sondazhin e fundit, Report Tv dhe Eduard Zaloshnja u ndalën në qarkun e Elbasanit. Nëse do votohej sot 60.39% e votuesve sipas sondazhit do të votonin Partinë Socialiste. Më tej si forcë e dytë PD do kishte me vete 34.3% të votuesve, ndërsa parti të tjera që të vjetra 2.1%, kurse partitë e reja marrin 2.7% të votave.

Duke marrë parasysh vetëm votuesit që jetojnë në Shqipëri, votues të këtij qarku, Partia Socialiste do kishte me vete 58.5%, PD 36.2%. Partitë e reja do kishin një marzh vote prej 3.1%, kurse partitë e vjetra të vogla 2.2%.

Për ata që jetojnë në emigracion, votues të qarkut Elbasan, PS merr akoma më shumë vota me 66%, PD do zbriste me 30.3%, partitë e vjetra 1.9% dge partitë e reja 1.8%.  


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit