5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm - Shqiptarja.com

5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm

TIRANË- Në 5 vjetorin e Prokurorisë së Posaçme, zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof përcolli mesazhin e qartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit drejtuar politikës

"Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare.  Për të siguruar që SPAK të vijojë në të ardhmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejojnë të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të sukseshme kundër krimit të organizuar e korrupsionit në historinë shqiptare. Rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë dhe njohurive të tyre institucionale"

Në cerenominë e organizuar me rastin e 5 vjetorit të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kasanof garantoi se SHBA do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi por dhe punën e SPAK, ndërsa kujtoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm detyrë e SPAK.

Institucionet e tjera shqiptare duhet të tregojnë guxim e të veprojnë me pavarësi e integritet. Lufta kundër korrupsionit është detyrë e cdo qytetari shqiptar pavarësisht se ku punojnë apo kë njohin.

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se gjatë punës së tyre 5 vjeçare Prokuroria e Posaçme provoi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të jetë i privilegjuar prej tij, ndonëse puna e tyre nuk ka qenë e lehtë dhe janë përballur me kërcënime, fyerje e shpifje.

"Dhamë mesazh të qartë se drejtësia nuk ka anë e kah. Sot nuk ka zyrtarë të lartë publik të imunizuar nga drejtësia

Përpjekja jonë e deritanishme nuk ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi nuk mund të zhduket brenda ditës. Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë. Me fyerje, shpifje, kërcënime ndaj nesh apo familjarëve tanë por përballë tyre jemi mbledhur bashkë si trupë e vetme kolegësh e kemi kuptuar sa e rëndësishme është pavarësia e institucionit dhe sa i vyer është integriteti I secilit nga ne. Jemi betuar për ti shërbyer vendit dhe qytetarëve shqiptarë. SPAK sot është më i fortë." tha Dumani duke bërë një bilanc të punës 5 vjeçare. 

I pranishëm në ceremoni Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof dha një mesazh të qartë.

Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare. Partnerët e huaj kërkojnë ekspertzën e SPAK. Duhet të lejohen të aplikojnë pas përfundimit të mandatit aktual.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato vlerësoi punën e SPAK në këto 5 vite, e ndërsa garantoi vijimin e mbështetjes kujtoi se ka ende punë për të bërë pasi rrugëtimi europian i Shqipërisë bazohet në rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duhet t’i hedhim sytë edhe drejt së ardhmes, nuk duhet të flemë mbi dafina, rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar  dhe korrupsionin. Duke sekuestruar e konfiskuar këto pasuri që janë vënë në formë të paligjshme.

Në pritjen e organizuar nga SPAK me rastin e 5 vjetorin merrnin pjesë përfaqësues të politikës, të sistemit të drejtësisë, ambasadorë të vendeve mike, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

SPAK, 5 vite luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

SPAK nisi punën në vitin 2019 dhe është kthyer në një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Në këto pesë vite, SPAK ka treguar angazhim të pandërprerë për të ndjekur penalisht bosët e krimit dhe figurat e larta të korruptuara, duke sjellë përpara drejtësisë emra të rëndësishëm jo vetëm nga bota e krimit, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë.

Puna 5 vjeçare e SPAK
Korrupsioni: 1097 procedime dhe 1036 persona nën hetim. 61 zyrtarë të lartë të rregjistruar për korrupsion, 70% e tyre janë dërguar për gjykim
Krimi i organizuar: 494 procedime për 955 persona nën hetim. Numri i personave të proceduar përbën 38.14 % të totalit
Terrorizmi: 50 procedime penale me 29 persona nën hetim. Numri i personave të proceduar zë 1.16 % të totalit.
Procedime pasurore në kuadër të pastrimit të parave (ligji anti-mafia): 73 procedime me 141 subjekte
Bashkëpunimi ndërkombëtar: janë ngritur 42 skuadra të përbashkëta hetimore, nga të cilat 27 janë aktive
Totali: Në periudhën 5 vjeçare, SPAK ka regjistruar 1809 procedime penale për 2496 persona. Prej tyre, 1387 persona janë dërguar për gjykim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
NULL
Ora 10:37
5 vite SPAK/ Kasanof vlerëson qeverinë: Përparuan me reformat! Nëse ndërpritet mandati i SPAK rrezikohet ndërpreja e luftës kundër krimit të organizuar

Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof deklaroi sot në Tiranë se për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual

Fjala e Aleksander Kasanof ne ceremonine e 5 vjetorit të SPAK, 19 dhjetor 2024

Urime kryeprokurorit Altin Dumani për shpalljen kampion kundër korrupsionit nga sekretari I shtetit Antony Blinken, më 9 dhjetor 2024, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Kjo ishte një ditë e madhe për Shqipërinë.

Ky çmim nuk është vetëm për Dumanin por për të gjithë SPAK e qytetarët e Shqipërisë. Sekretari I Shtetit vlerësoi punën e vazhdueshme të SPAK për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar dhe përmirësimin e jetës së popullit shqiptar. Është një moment domethënës për këtë institucion.

Teksa festoni 5 vjetorin e SPAK është e rëndësishme të ndaloni e përsiateni mbi progresin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Bashkëqytetarët shqiptarë ishin forca shtytëse pas reformës në drejtësi. Ata kërkuan ndryshim dhe qeveria dëgjoi. U desh guxim I jashtëzakonshëm për të nisur këtë udhëtim. Guxim që drejtuesit politikë të tregonin vullnet politik për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë për një të ardhme më të mirë. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi. Për të vënë në jetë ligjet e sapomiratuara, e guxim për të punuar shumë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin me energji të qëndrueshme. Ky guxim e vullnet është po aq I rëndësishëm sot, sa ishin në fillimet e rrugës tuaj të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë as e përsorur.

Rezultatet e punës tuaj japin efekt në shoqëri duke I detyruar qytetarët, zyrtarët, politikanët e burokratët të mendojnë dy herë për veprimet e tyre, ndonjëherë duke ngadalësuar elementet bazë të jetës së përditshme, teksa çmësojnë praktikën e dëmshme të rryshfetit e korrupsionit.

Për të mësuar për transparencën e integritetin është kritike në cdo demokraci që qytetarët duhet të dinë që qeveria e tyre do I trajtojë me paanësi, se aplikimet e kërkesat e tyre do të kenë mundësi suksesi të drejtë.

Dhimbja afat shkurtër con në përparim afatgjatë dhe do vendosë shqiptarët në anën e duhur të ligjit dhe Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Kjo është thelbësore për rrugën e anëtarësimit në BE. Dua të vlerësoj drejtimin e kryeministrit e qeverisë së tij që ka prodhuar përparim të madh në reforma.

Gjatë kësaj kohe tranzicioni të jashtëzakonshëm ju nxisim të ecni para në rrugëtimin tuaj. Ndërsa të gjithë shqiptarët punojnë për të rrënjosur sundimin e ligjit në vendin tuaj, SPAK luan një rol të domosdoshëm në këtë luftë. Institucioni juaj jep llogari para qytetarëve të Shqipërisë e rezultatet tuaja të forta të deritanishme pasqyrojnë sa seriozisht i merr detyrat cdo inspector apo prokuror. Arrestimet, procedimet penale e vendimet tuaja të jashtëzakonshme sapo i keni parë këtu nga kryeprokurori Dumani bëri që ata që ishin dikur të paprekshëm të flasin shumë. Puna juaj frymëzon besimin se prova do të ndiqet brenda kornizës së ligjit pavarësisht se ku dhe drejt kujt cojnë hetimet. Asnjë nuk është mbi ligjin.  Përvec llogaridhënies nga qytetarëve, SPAK vijon të mbajë veten llogaridhënës.

Institucionet e pavarura duhet të japin llogari, por pavarësisht tyre duhet të ruhet, pasi kjo I lejon të jetë e efektshme

Pavarësia duhet të mbetet vendimtare. Brenda 5 viteve SPAK është kthyer në institucionin public më të besuar në Shqipëri. Partnerët e huaj kërkojnë ekspertizën e SPAK për të luftuar krimin e organizuar shqiptar në vendet e tyre. Institucionet e tjera shqiptare duhet të tregojnë guxim e të veprojnë me pavarësi e integritet. Lufta kundër korrupsionit është detyrë e cdo qytetari shqiptar pavarësisht se ku punojnë apo kë njohin.

Ne kemi besim se SPAK sapo ka filluar e do të vijojë të ngjallë besim tek shqiptarët, vizitorët e investitorët. Se një e ardhme më e sigurtë më e begatë është e mundur.

Për të siguruar që SPAK të vijojë në të ardhmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejojnë të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.  Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të sukseshme kundër krimit të organizuar e korrupsionit në historinë shqiptare. Rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë dhe njohurive të tyre institucionale.


SHBA feston përparimin e bërë nga SPAK në historinë e tij të shkurtër. Puna juaj na bën më të sigurtë si në Shqipëri ashtu dhe në mbarë globin. Ne kemi qenë me ju që kur keni ndezur dritat dhe presim me kënaqësi që të vijoni të mbani dritat ndezur në luftën tuaj me guxim dhe besim. 

NULL
Ora 10:35
Gonzato: SPAK sinonim i suksesit, por s’mund të flemë mbi dafina! S’duhet të jetë vetëm në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

 

Në 5 vjetorin e themelimit të SPAK, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato shprehur edhe njëherë mbështetjen e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi. SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri, tha Gonzato, ndërsa e cilësoi krijimin e SPAK-ut si një element kyç për të mundësuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gonzato tha se SPAK është përballur me sfida të shumta, me kulturën e pandëshkueshmërisë dhe kulturën e ndërhyrjes së politikës në drejtësi, por thekson se po jep rezultate në mira në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithsesi, Gonzato tha se ka ende punë për të bërë, duke u shprehur se nuk duhet të flemë mbi dafina, pasi rrugëtimi europian i Shqipërisë bazohet në rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kënaqësi e madhe që bëhem pjesë e këtij festimi, 5 vjetori i SPAK. Një javë që ka nisur me çeljen e negociatave të grupkapitullit, samiti BE-Ballkani Perëndimor, sot festojmë këtë element ka të rëndësishëm të reformës në drejtësi që e bëri të mundur fillimin r negociatave për anëtarësimin në BE. Krijimi i një institucioni të fortë e të pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ka qenë element kyç. Shumë prej jush keni qenë që prej fillimeve, hapat e para që ka bërë SPAK në 2019. Jemi përballur me një shtet që ka luftuar me një kul mosndëshkueshmërie dhe një histori që politika ka me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Ne u kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe ta bëjmë edhe në të ardhmen. Shohim arritjet deri më tani. Në aspektin organizativ SPAK ka krijuar një struk solide që në mënyrë efikase mund të mbështesë të gjithë elementët e mandatit të vet. Nga aspektin funksional, SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa çështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona euro të pasurive të individëve të përfituara përmes korrupsionit. Kanë ndihmuar për të goditur organizatat kriminale në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri vetëm në pak vite. Janë qytetarët shqiptarë  që besojnë se SPAK është institucioni më i besuar në Shqipëri, kjo është dëshmi e punës suaj të fortë. Duhet t’i hedhim sytë edhe drejt së ardhmes, nuk duhet të flemë mbi dafina, rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar  dhe korrupsionin. Duke sekuestruar e konfiskuar këto pasuri që janë vënë në formë të paligjshme.

Emërimi i kohëve të fundit i zv.drejtorit të BKH, jo vetëm që përmbush ligjin por hap rrugë për krijimin e policisë gjyqësore që do ndihmojë hetuesit. Së dyti rritja e efikasitetit në hetimet financiare është aspekt i rëndësishëm duke përfshirë bashkëpunimin me sektorin provat, bankat.

SPAK nuk është dhe s’duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Është e rëndësishme që SPAK të fokusohet te burimet dhe të shtjellojë më të tej instrumentet e sofistikuar për të luftuar këto çështje në nivel të lartë. Ky përforcim i punës që duhet bëtë do risjellë më shumë besimin e publikut tek sundimi i ligjit. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të tilla duhet të jetë përpjekje e bashkërenduar në të gjithë shoqërinë.

NULL
Ora 10:12
5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, na janë kërcënuar edhe familjarët! S’ka të pandëshkueshëm

Kreu i SPAK, Altin Dumani në ceremoninë e 5 vjetorit të themelimit të SPAK tha se reforma në drejtësi solli pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, por edhe anëtarëve të krimit të organizuar. Dumani theksoi se drejtësia nuk njeh anë e kah, ndërsa u ndal edhe tek sulmet që bëhen në drejtim të prokurorëve të SPAK. 

Ai tha se janë përballur me përpjekje për të minuar punën e SPAK, por edhe me shpifje, kërcënime, të cilat kanë vënë në shënjestër edhe vetë familjarët e prokurorëve. 

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi foton e gruas së Dumanit, duke e ekspozuar atë përballë krimit të organizuar që hetohet nga SPAK. Ndërkohë që s'kanë munguar as sulmet në drejtim të SPAK dhe Dumanit. 

"Ajo që na frymëzon të gjithëve është sa afër ndjehemi me publikun, sa i prekshëm është sot jo vetëm besimi i tyre, por rrëzimi i një mendësie e cila e toleron korrupsionin, ku korrupsioni kalon vjedhurazi në fusha të ndryshme të jetës sonë i pandëshkuar, ku krimi bën plane të legjitimojë paligjshmërinë në hallka të ndryshme të jetës.

Ne jemi përpjekur modestisht që në këto 5 vite të tregojmë se korrupsioni sfidohet, se krimi i organizuar mund të vihet përpara përgjegjësisë, se sot nuk mund të ketë zyrtarë të lartë publikë të imunizuar nga drejtësia, se ligji funksionon, dhe se të rinjtë mund të shpresojnë fort në një shtet të së drejtës.

Kjo përpjekje e jona e deritanishme  nuk ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi nuk mund të zhduken brenda ditës; jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë, me fyerje, shpifje, kërcënime ndaj nesh apo familjarëve tanë.

Por përballë tyre jemi mbledhur bashkë, si një trupë e vetme kolegësh. Kemi kuptuar sa e rëndësishme është pavarësia e institucionit, ku ushtrojmë detyrën dhe sa i vyer është integriteti i gjithësecilit nga ne. Nëse dikush mendon ndryshe, gaboheni! Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Çdo ditë u kujtojmë vetes se misioni ynë nuk përfundon me dosjen e radhës, nuk kemi kohë për t’u shpjeguar, por, për të vijuar me tjetrën."

Ketu Fjala e plotë e Altin Dumanit

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit