Gazetari Mentor Kikia foli në Report Tv për projektligjin e qeverisë për detyrimin e studentëve të mjekësisë që të punojnë 5 vite në vendin tonë. Kikia thotë se e mbështet këtë zgjidhje pasi jemi në kushtet ku vendi mund të mbesë pa mjekë, por sipas tij janë një sërë problemesh të tjera pasi politika shqiptare ka dështuar për të motivuar të rinjtë që të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Kikia ngre alarmin edhe për profesione të tjera, si agronomët, ku thotë se qeveria duhet të marrë masa pasi mund të ngelim edhe pa agronomë. Ai thotë se ka vetëm 260 agronomë në vend.
“Këtu s’kemi të bëjmë me një përpjekje të qeverisë për të zgjidhur një problem, as me një cenim të thjeshtë të lirisë dhe të drejtave. Problem është më madhor se kaq, kjo është pasoja e një problemi më të madh. Përpjekja për të zgjidhur këtë problem është dëshmia se si ka dështuar e gjithë politika shqiptare gjatë këtyre tre dekadave për të motivuar shqiptarët për të jetuar dhe punuar në vend. Largimi I mjekëve nuk është një fenomen i shkëputur nga të tjerat, po ta them jam dakord dhe e mbështes si zgjidhje, por ka një tufë problemesh të tjera para se të mbërrihet këtu. Jemi në kushtet ku shoqëria rrezikon të mbetet pa mjekë ku gjermania po lehtëson çdo vit procedurat e tërheqjes së specialistëve. Mjekët shqiptarë përfitojnë nga këto lehtësira. Ne kemi të drejtë të marrim masat për tu mbrojtur. Fatkeqësisht nuk kemi politika tjera, mekanizma përveç se të mbyllim derën e shtëpisë që ata se duan të ikin të mos ikin, nuk i bëjmë dot të jenë të interesuar të punojnë në shtëpinë e tyre, kemi gjetur këtë metodë, është drastike, e palogjikshme, por në kushtet e kësaj emergjence është e pranueshme. Duhet në të njëjtën mënyrë duhet të ngremë një ligj tjetër për agronom, ka vetëm 260 agronom, ku më shumë se 200 janë në prag pensioni, nesër do bëjmë të njëjtën gjë për inxhinierët. Jemi në kushtet ku duhet të gjejmë një zgjidhje për një problem që mavijosur për vite e vite me radhë”, tha Kikia.
Lajmi kryesor:
Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri, zv.ministrja: Frenojmë largimet! Kikia: Emergjente! Studenti: Shkel të drejtat
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor 2024, 21:32
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
Mentor Kikia: Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia
17 Dhjetor 2024, 11:20
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor 2024, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor 2024, 22:10
-
Berisha mbetet non grata, Nesturi në 'Repolitix': Goditje e fortë nga Britania, mbështetje edhe për SPAK! Çaça: U regjistrua si kryetar i PD, mori fund teatri
11 Dhjetor 2024, 21:18
-
Berishën e nxorën jashtë nga mbledhja, ish-studenti: Na thanë shkoni te Ramiz Alia! PD e Saliut sulmoi studentët e dhjetorit
11 Dhjetor 2024, 11:51
-
Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Kanë fituar vetëm betejën morale, Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht
4 Dhjetor 2024, 21:42
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor 2024, 15:30