Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin ‘Cllevio Serbiano’ ka folur për sulmin e ndodhur në ambientet e Top Channel ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur roja i kompanisë mediatike, 60 vjeçari, Pal Kola.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kleviol Ahmeti pretendon se efektivë të forcave RENEA kanë zbarkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për të kryer kontrolle pavarësisht se ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri.
“U vra roja në Top Channel dje, dua t’i them familjes së vetë ngushëllime për fatkeqësitë. Po mirë ore Top Channel, a unë ua vrava rojen që më vjen policia në shtëpi mua në 4 të mëngjesit?!
Gjatë një bisede me njërin prej shokëve të tij, reperi ka bërë me dije se efektivë të RENEA-s i kanë shkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për ta kërkuar si të dyshuar për ngjarjen. Por ky i fundit prej ditësh ndodhet në Itali dhe në banesë janë gjendur vetëm familjarët e tij të cilët janë shqetësuar nga kontrollet e befasishme.
“Ti që ke dhënë urdhin, ai që ka dhënë urdhrin, kushdo qoftë, është shefi më…që ekzistoka nëpër komisariate. Çfarë kontrolli thua ti, çfarë dyshimi te mua, për çfarë? Si do vras rojnë unë o shefi. Ik e kap kriminelat mos mi sill mua në shtëpi, mos më shqetëso familjen grupi hetimor. Kështu bëni hetimi, vini në shtëpinë time. Unë në Itali. Kush e dha urdhrin. Na vini kontroll në 4 të mëngjesit, vritet roja. Po ç’punë kam unë me rojën? Po më shqetëson familjen.”
Ndërkohë për ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona në Vlorë pasi dyshohet se autorët të cilët mendohen të kenë qenë 3 persona, janë larguar në drejtim të Vlorës ku po kryhen kontrolle pasi dyshohet se arma e përdorur për sulmin është hedhur në ferra.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:55
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 16:54
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor 2024, 13:43
-
Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)
11 Dhjetor 2024, 16:57
-
Lushnje/ Vjedhin marketin dhe marrin ‘Opel-in’ në banesën aty afër, pronari i makinës: Autorët kanë prerë kyçin e portës! Policia gjen automjetin në Golem (VIDEO)
11 Dhjetor 2024, 08:53
-
Lushnjë/ Aksident në bulevardin e qytetit, makina përplas të moshuarin kur po kalonte rrugën! Policia ndalon shoferen, 75-vjeçari rëndë në spital (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 18:09
-
Njihuni me Darësinë, zonën me numrin më të madh të serave dhe qindra rrënjë ullinj! Sefa: Po zhvillohet agroturizmi
10 Dhjetor 2024, 14:34
-
Aksidentoi për vdekje një të moshuar në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, arrestohet 27-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 10:01
-
Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë/ 27-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin (EMRAT)
9 Dhjetor 2024, 09:31
-
Aksident i trefishtë në Lushnjë-Fier, shkak shpejtësia dhe parakalimi i gabuar
8 Dhjetor 2024, 13:37
-
Derbi i Myzeqesë luhet në 'moçal', Lushnja triumfon 2-1 kundër Apolonisë! Kalendari dhe renditja në Kategorinë e Parë
7 Dhjetor 2024, 15:31
-
Fier/ Kundërshtim policie, vjedhje dhe publikim i fotove intime, 3 të arrestuar dhe një në kërkim brenda pak orëve (EMRAT)
6 Dhjetor 2024, 13:24