Njëjtë si Sali Berisha edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sulmi me grusht në protestë ndaj ish-kryeministrit është porositur nga kreu i qeverisë Edi Rama.
"Nuk ka patur ide për të krijuar probleme nga opozita. Qeveria ka qenë e vetmja që i ka fryrë idesë së konflikteve, provokimeve. Opozita ka vepruar në mënyrën më paqësore, demokratike. Kështu veproi përgjatë manifestimit. S’kishte qëllim për të krijuar tension të panevojshme, kur Tirana ishte vend i mikpritjes së një samiti. Shqetësimet që ngritëm i kishim në raport me qeverinë tonë. Qëndrim ndaj një vendi që prodhon qytetarë për gomonet e La Manshit. Është një inskenim mafioz, që ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën që vuri në direkt në punë makinerinë e propagandës. Vetëm qeveria mund ta vendosë në dispozicion. Të gjithë e kanë të qartë se kush janë autorët dhe në ca shteti jetojmë”, tha Meta.
Sipas Metës, ky sulm ndaj Berishës është bërë me qëllim nga Rama në mënyrë që të provokonte opozitën që situata të dilte jashtë kontrollit.
“Ngjarja mund të kishte vajtur edhe në drejtime të tjera, sipas atyre që do kishte dëshiruar Rama të reagonte opozita. Autori është vetëm një, Rama është porositësi i këtij atentati kundër Berishës, gjuha e tij e dhunës dhe gjithë mjetet që ka pasur në dispozicion në mënyrë të paligjshme. Skenar shumë i lexueshëm për ne dhe tashmë i dështuar”, tha Meta në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Goditja e Berishës/ Ilir Meta në Report Tv: Shteti mafioz tentoi përshkallëzimin e dhunës, opozita e evitoi! Rama porositi atentatin, ne jetën e japim votën s'e falim
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj
17 Dhjetor 2024, 22:51
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41